Trupi i përzier i gjykatës themelore në Prishtinë i kanë liruar sot tre serbë nga komuna e Novo Bërdos të akuzuar se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime lufte.
Vëllezërit Slobodan dhe Sreqko Martinoviq dhe Svetlana Stojanoviq, janë liruar nga akuzat për shkak të mungesës së provave, ka thënë, Dejan A. Vasiq, avokati i Sreqko Martinoviq.
Te tre serbët janë arrestuar nga EULEX-i më 24 shtator të vitit 2009 me dyshimin se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve.
Gjykata në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm në procesin e parë, mirëpo pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit kishte vendosur rinisjen e procesit gjyqësor kundër të treve.
















