• Latest
  • Trending
  • All

Kritikë kritikë

07/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kritikë kritikë

07/01/2015
in Lajme, Opinion

Nga Sokol Shameti

Gjëja më e vështirë sot është të mos kritikosh qeverinë. Gjysma e dytë e pushtetit të socialistëve në pushtet po gjen një Shqipëri të gjunjëzuar nga lodhja e pritjes. Më tragjikisht akoma, shpresat kanë humbur nga zbulimi se me këtë farë qeverie, pritja është e kotë. Shumë nga premtimet pompoze që i dhanë tagji galopit triumfal të Ramës drejt zyrës së ekzekutivit, tashmë është bërë e qartë që paskëshin qenë në rastin më të mirë papërgjegjshmëri, në më të keqin mashtrime.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Viti i ri 2015 i gjeti tryezat e shqiptarëve më të zbrazëta. Varfëria e cila po këndon mirë është tashmë e pamundur të stoliset. Nëse pika jote e referencës nuk është qendra e Tiranës, peizazhi që të zinte syri në atë që duhej të ishte një natë gëzimi, ishte trishtues: lagje të tëra të pllakosura nën errësirën e mungesës së energjisë, njerëz të mardhur që ndiznin zjarre rrugëve në temperatura minus, festime të kursyera familjare, një heshtje e zezë pikëlluese në qindra hyrje pallatesh e lagjesh. Qendra ndihme sociale ku shteti të shpërndajë një vakt të ngrohtë a një shtrat për skamnorët janë utopi – një telajo tërësisht në kontradiktë me shfaqjet e neveritshme e mburravece të ministrit të asaj që madje ai e quan “mirëqenie”. Dështimi është fjala e vetme që mund të përshkruajë gjymtyrën sociale e cila në një shtet në duar vërtet të majta duhej të gjeneronte pa pushim – jo fjalë e spërdredhje, por vepra konkrete. Një spekullim i thjeshtë për punësim në Gjermani, mjaftoi për të yshtur drejt porteve qindra shqiptarë në një eksod të ngjashëm me atë të para çerek shekulli. Niveli i pagave dhe pensioneve mbetet i krahasueshëm vetëm me atë të Moldavisë në Evropë, sepse qeveria kujdeset t’i dërgojë paratë që mbledh nga taksat e qytetarëve për të shpërblyer bizneset për shërbime të dyshimta shpesh të panevojshme. Sektori shtetëror ndërkohë vazhdon të jetë i gërryer jo vetëm nga pagat e ulëta, demotivimi i punonjësve e punësimet partiake, por edhe nga mos-pajisja e qëllimshme me logjistikën e duhur apo stafin e domosdoshëm, për t’i lënë hapësirë supremacisë së një sektori privat vetëm një fije më pak rakitik se ai shtetëror.

Iluzioni i rendit dhe qetësisë është një nga pompat më të fryra të propagandës. Kriminaliteti mbetet po aq i përhapur sa edhe më parë. Qytetari vazhdon të jetë i vetëm përballë pasigurisë dhe polici nuk është i kudondodhur për ta ndihmuar atë, por për ta përndjekur dhe gjobitur. Përditë ndodhin vrasje në shproporcion me numrin e banorëve të këtij vendi, grabitjet po ashtu nuk njohin ditë festash. Kjo është normale në një shoqëri në këtë gjendje krize të përhershme ekonomike ku e kanë shtrënguar të mbijetojë. Nëse nuk do të ekzistonte përpjekja manipuluese për ta paraqitur situatën si oaz bilbilash të gjithë do ta mirëkuptonin pamundësinë e policisë për të bërë diçka në këtë skenë tragjike mjerimi. Por ja që supermenët nuk po e justifikojnë dot reklamën që u bëhet në kinema.

Zelli qeveritar, së fundi s’ka dyshim se është fokusuar për ta diskredituar edhe më tej imazhin e shtetit duke e prezantuar atë vetëm si një organ represiv. Si një kërbaç që të ndëshkon nëse ti mundohesh t’u bësh bisht detyrimeve, pagesave a taksave. Nga ana tjetër përballë mungesës së shërbimeve, shteti shfaqet si një justifikator që lan duart kalimthi, që nuk mban asnjë përgjegjësi dhe që jo vetëm nuk vuan asnjë sanksion, por e quan normale këtë padrejtësi. Çdo shqiptar që nuk u përgjigjet detyrimeve kontraktore të energjisë dërgohet fishek në burg. Në çdo rast kur është pala tjetër – qeveria – ajo që nuk respekton detyrimin kontraktor të furnizimit me energji duke lënë në errësirë lagje e qytete të tjera, gjithçka kapërcehet me një “sorry lal”. Të drejtat e tjera, ato civilet janë gjithashtu në një dishezë të rrëpirtë. Liria e medias ndodhet nën mësymje konkrete edhe pse jo të dukshme. Jo më informacion, por informacion të favorshëm. Është vetë produkti që del prej mediave ai që dëshmon se ajo ndodhet nën agresion prej grupit të kanakarëve në zyrën e marrdhënieve publike në qeveri të cilët rreken të maskojnë me teknika groteske gëbelsiane raportimin e të vërtetave të hidhura.

Punësimi? Një barceletë. Njëlloj si qeveritë djathtiste, edhe kjo e sotmja quan krijim vendesh pune, një lloj larjeje higjienike duarsh që nis e mbaron me fërkimin e kokës së bizneseve dhe pagëzimin e tyre si “bletë e artë”. Mesazhi është i qartë: këta janë të dobishmit e shoqërisë, të tjerët janë parazitë.  Edhe në rastin e atyre që e kanë në punë, peizazhi është i zymtë. Punëtorët shtypen barbarisht në këtë vend. Ajo që duhej të mbronte interesat e tyre, qeveria, nuk është aty përkrah tyre ndërkohë që kjo ndodh. Kryeministri më së shumti krekoset përkrah (skllavo)pronarëve teksa inspekton si oficer kuesture salla pune të detyrueshme ku shqiptarë kokëulur i nënshtrohen kërcënimit të zgjedhjes mes shfytëzimit dhe urisë. Kontratat kolektive – për çfarë po flisni ju lutem? Inekzistenca e një mjedisi për gjallimin e lëvizjeve sindikale është shndërruar në një nga atraksionet vendore me të cilat kryeministri “socialist” marketon avantazhet tona turistike tek vizitorët e huaj.

Nuk ka një drejtim të vetëm të veprimtarisë së qeverisë që nuk mund të kritikohet aktualisht në Shqipëri. Njerëzit po shohin se pikërisht ato që qeveria sforcohet t’i shesë si suksese të padiskutueshme janë në të vërtetë prova të gjalla të dështimit të saj katastrofik. Shprehja e parë e Edi Ramës ditën e mbërritjes në pushtet ishte: “Puna e opozitës është fjala dhe fjala e qeverisë është puna”. Tani, kryeministri e kalon kohën o duke kaluar në revistë ç’kanë bërë privatët, o duke u marrë me fjalë si adoleshent brenda botës virtuale ku duket se ai jeton me iluzionin se ajo është bota reale.  Një botë e kollajshme ku për dështimet e tua ka përherë një shkaktar jashtë teje. Po. Është e vërtetë. Në dimrin e këtij fillim 2015-e, të mos e kritikosh qeverinë, është me tërë mend e pamundur.

 

***

Tregu i kritikës është ndërkohë i mbipopulluar këtu tek ne. Kushdo e ka një llaf kritike ndaj qeverisë. Madje edhe vetë njerëzit pranë saj nuk duan ta humbasin trenin duke synuar që përmes komercializimit të kritikës, të nxjerrin sadopak përfitim në horizontin e kohërave me stuhi që mund t’ia behin. Ekziston edhe një përpjekje tinzare për inflacionim të kritikës, humbje të vlerës përmes shndërrimit të saj në një sport popullor ku për shkak të zhurmës së përgjithshme të mos zërë vend asnjë mendim me dobi.

Një kritikë nuk është thjesht kritikë por edhe një informatë. Ajo na flet shumë për koordinatën sociale dhe politike të atij që e formulon atë. Këtu do të mundohemi të përshkruajmë aspak mendimet konkrete apo listën e kritikave që mund t’i bëhen qeverisë, por metodologjinë e tyre, teknikën sesi një kritikë e mirëfilltë dhe efikase mund të ndërtohet ndaj saj. Por më parë, le të shohim se si aktualisht funksionon kritika ndaj pushtetit tek ne.

Ka sot tri mënyra sesi mund të artikulohet kritika e situatës ku ndodhemi. Kritika e parë është ajo më joseriozja. Ajo shënjestron personat por jo sistemin. Kjo lloj kritike bazohet mbi premisën se konteksti shoqëror, politik dhe ekonomik mbi të cilën po operon sot qeveria në Shqipëri është ai i duhuri. Çka mungon sipas saj është virtuoziteti teknik i zbatuesve. Kjo kritikë nuk e sheh problemin e varfërisë, mungesës së shtetit social, punësimit apo rendit si një produkt i sistemit të ekonomisë së tregut së cilës i mëshohet sot aq fort nga qeveria. Për të, fajin pse gjërat nuk ecin nuk e ka sistemi por aplikuesit e tij, pra emrat, individët. Artikuluesit e kësaj lloj kritike janë kryesisht partiakë apo njerëz të afërt me partitë e djathta që tani janë në opozitë.

Shikoni konferencat për shtyp apo ligjërimin e tyre publik. Klisheja e dikurshme “Fajin e ka Saliu” është kthyer mbrapsht pa asnjë vështirësi duke e adresuar gjithë ngarkesën e problematikës tek zoti Rama apo emrat përreth tij, tek deputetët me të kaluar kriminale, tek drejtorët e korruptuar apo me precedentë, tek ministrat e paaftë, etj. Duke e ridikulizuar kështu dhe zhveshur nga çdo fije serioziteti kritikën që mund t’i bëhej situatës e duke zhdukur çdo lloj perspektive për zgjidhjen, ata shërbejnë si një lloj sigurese. Si një garanci se sikurse kurrgjë nuk ndryshoi me rotacionin e dy viteve më parë, edhe në rast përsëritjeje të rotacionit ndryshimi do të jetë një zero me xhufkë e shumëzuar me emrat e rinj të “shpëtimtarëve” që vetëofrohen si zgjidhje.

Kritika e dytë është ajo në dukje më naivja por njëherit, më djallëzorja. Ajo e përqendron sulmin e saj mbi sistemin duke u munduar të nxjerrë të larë personat e përfshirë në implementimin e tij. Në vetvete ajo manifestohet si një lloj kritike e detyruar prej errupsionit të herëpashershëm të skandaleve qeveritare apo pasojave shpesh tragjike të keqqeverisjes. Për këtë arsye ajo synon të kryejë një ndarje anatomike midis fatalitetit teorik, të pakapshëm dhe të pashpjegueshëm të një sistemi që prodhon vetëm fatkeqësi nga njëra anë dhe nga ana tjetër teknicienëve të tij që vazhdimisht synohet të shtyhen prej kritikës, së paku në periferinë e mbrojtur të rrebeshit.

Ku i gjejmë artikuluesit e kësaj kritike? Oh, ata janë të shumtë dhe të kultivuar me kujdes. Kritizer sistemi është sot vetë deputeti socialist që shtiret si “zë kundra” brenda partisë duke u munduar të adresojë probleme të cilave duhet t’u vënë gjoksin ata “të tijtë”. Kritizer i këtij kallëpi është edhe simpatizanti i pushtetit i kamufluar si gazetar. Ai jo vetëm trafikon me lezet në çdo rast që i jepet klishe për ndershmërinë e iks-ministri, për përkorjen e atij tjetrit në dasëm, apo fajësinë naive pra të falshme të iks-ministri tjetër. Ky kritizer jo vetëm maskohet herë si komentator me pseudonim, ose infermiere seksi e turnit të tretë. Ai është një specie e përhershme edhe në studiot e debateve në prajm tajm. Në momentet e rralla kur nuk e harxhon kohën e çmuar televizive për debat shterp konjukturash partiake, ai trash zërin sikur po e vë me shpatulla për muri të ftuarin e tij qeveritar apo kryeministër teksa i ankohet për aksh fenomen. Si rastësisht, në fund të retorikës përherë qeveritari del nga situata me një përshkrim të sistemit, të trashëgimisë së tij ose të imponimit ndërkombëtar. Të gjithë dalin të fituar nga ky shkëmbim i lëngshëm favoresh: gazetari fiton kredite rezervë profesionisti të pakompromis, pushtetari ezauron situata të sikletshme të cilat në një mjedis të pafavorshëm do t’i kryenin atentat politik.

Ku e gjejmë tjetër këtë lloj kritizeri? Ai vesh bluzën kullere të aktivistit, lidh shallin tekstil palestinez të protestës, citon batuta të qëmtuara në google nga Marksi, Valter Benjamini ose deri Hegeli dhe shtiret se po punon për revolucionin në ilegalitet. Për këtë kritizer që e kupton Çe Gevarën vetëm si një masë flokësh, gjithashtu, Rama, Veliaj dhe këshilltarët e tyre nuk duhen parë si artizanë të së keqes por si vegla të verbra në duart e historisë së marrë peng nga e keqja e sistemit kapitalist. Këta kritizerë madje nuk mungojnë as ta shprehin me vepra devocionin e tyre tek kauza. Ama në këtë sektor me zarar befas kritika nuk adresohet më tek personat jo e jo, por as tek vetë sistemi. Kritika këtu zë e bëhet kritikë incidentale, kritikë transaksioni: nuk jemi dakord me këto tarifa (pra nëse ato janë të tjera, ne jemi dakord), nuk jemi dakord me këtë trajtim ndaj kësaj çështjeje (pra nëse e trajtoni më butë do të zbutemi dhe ne), etj etj. Në fund, ajo që mbetet është një vërë në ujë si dhe injeksioni jetëdhënës që u ngul me dashamirësi në tulet e shokëve të pushtetit. Ata e hodhën edhe këtë hendek teksa njerëzit e shfrynë dufin në një valvul që atyre iu servir kaq e drejtë, kaq kull, kaq e kuqe.

 

***

Por a mund të ketë një kritikë autentike dhe serioze mbi këtë rrjedhë ngjarjesh që duket se rrezikojnë sërish të na reduktojnë të gjithëve në pësues për të kushedisesatën herë, pa nxjerrë kurrë një mësim?

Mënyra e vetme sesi mund të kritikohet sot me ndershmëri dhe seriozitet pushteti i degraduar në një spirale terrorizmi ekonomik, manipulimi dhe represioni mund të jetë ajo që denoncon pa mëshirë të dy elementët e së keqes: si sistemin që gjeneron këtë frenezi çnjerëzore, ashtu edhe zbatuesit e tij të zellshëm, demiurgët e tij. Ata të cilët kanë emra, fajësi personale dhe veprimtari publike. Vetëm duke e refuzuar në tërësi këtë kombinim rrethanash dhe individësh, pa e pranuar kompromisin as me të parat e as me të dytët mund të arrihet sot të shënjestrohet mu në zemër vatra e infeksionit. Në çdo rast tjetër, do të kishim të bënim në mos me një bashkëpunim të qëllimshëm në faj, në një paaftësi për të rrokur përmasën e vërtetë të së keqes. Një problematizim i tillë dialektik i cili nuk do të kursente as vetë artikuluesit e vet, është i vetmi që mund të sjellë për herë të parë atë shërbim që aq shumë u mungon përgjigjeve tona deri tash të gabuara. Ajo mund të ofrojë pyetjet e duhura për këto përgjigje. Fajin nuk e ka thjesht Rama. Fajin nuk e ka thjesht sistemi. Fajin e ka Rama, Berisha, Meta e të tjerët të cilët i pjell, mirëmbajnë e mund të funksionojnë vetëm në një sistem ku të pasurit pasurohen dhe të varfrit veçse varfërohen dhe ndëshkohen nëse e refuzojnë këtë fat. Tani e dimë se ç’kanë ndër mend e kujt i shërbejnë ata që kinse kritikojnë njërën përmasë të së keqes duke konservuar tjetrën. Shkulja e tyre nga rrënjët mund të vlejë vetëm nëse marrin me vete edhe humusin ushqyes ku vegjetojnë. Çdo devijim e vonesë na ngarkon të gjithëve me përgjegjësi.

Previous Post

E marta e zezë e Edi Ramës

Next Post

Mos e ngucni gjuhën shqipe! 

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mos e ngucni gjuhën shqipe! 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.