Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se pretendimet e Assadit janë “të stilit të Assadit”.
Kjo është një përpjekje nga ai për të ngritur flamuj të rrejshëm, për të krijuar konfuzion. Sinqerisht, është taktikë që ne e kemi parë edhe nga pala e Rusisë, po ashtu”, tha Toner.
Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se komentet e Assadit janë krejtësisht të rrejshme.
“Janë 100% të rrejshme dhe propagandë”, tha sot Ayrault gjatë vizitës në Kinë dhe ka shtuar se “është 100% mizori dhe cinizëm”, duke e pasqyruar terminologjinë, që është përdorë nga vetë Assadi.






















