Federika Mogerini, Përfaqësuesja a lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ka alarmuar se moszgjidhja e çështjes së emrit mund të çojë deri te destabilizimi i Maqedonisë. Në takimin e Komitetit të Punëve të jashtme në Parlamentin Evropian, Mogerini e cila është edhe shefja e diplomacisë italiane, kryese aktuale me Bashkimin Evropian, sugjeroi përpjekje dhe angazhim më të madh në drejtim të zgjidhjes së problemit me Greqinë, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i situatës së brendshme politike të vendit.
“Duhen përpjekje më të mëdha jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë por edhe shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje dhe punët të ecin përpara, pasi edhe situata e brendshme në këtë vend mund të shkojë në një drejtim të padëshiruar nëse çështja e emrit nuk zgjidhjet dhe punët nuk ndryshojnë”, tha Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së.















