Zv. Ministrja e Mjedisit zj. DjanaBejko mori pjesë në Javën Botërore të Ujit në Stockholm të Suedisë ku Shqipëria do të konfirmonte reformat në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave dhe ratifikimit të amendamenteve të KONVENTES së HELSINKIT nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj zj. Bejkotheksoi reformat e fundit të qeverisë Rama në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave, strukturat efektive, prioritetet e menaxhimit dhe ujërave si dhe mekanizmat operacionale në nivel kombëtar dhe ndërkufitar. Shumë i rëndësishëm në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërkufitar me vendet fqinje, me te cilat vendi ynë ndan burime ujore të përbashkëta.
“Falë ratifikimit të Konventës së Helsinkit (UNECE) dhe së fundi amendamenteve 25 dhe 26 të kësaj konvente”- u shpreh zj. Bejko, “Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërkufitare me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë me objektiv kontrollin dhe reduktimin e impakteve ndërkufitare të ujërave sipërfaqësore si dhe përdorimin e arsyeshëm, të barabartë dhe të qëndrueshëm të ujërave të përbashkëta”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















