Situata ishte tensionuar, pasi një qytetar ka nxjerrë një pishë nga zhandenieri dhe e ka hedhur në lumin Ibër
Policët e Kosovës kanë marrë urdhrin për largimin e të gjithë qytetarëve të mbledhur mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë.
Aktualisht asnjë qytetar nuk është në urën mbi lumin Ibër, që ndan në “Veri” dhe “jug” qytetin (etnik të Shqipërisë përpara se në Londër në 1913 Kosova t’i jepej Serbisë) në Republikën e Kosovës
Aty janë vetëm policë dhe ushtarë të KFOR-it. Kështu, ka nisur të zbatohet urdhri që protestuesit të mos lejohen të qëndrojnë mbi urë, derisa qytetarët po vazhdojnë të mblidhen para urës.
Paraprakisht, situata ishte tensionuar, pasi një qytetar ka nxjerrë një pishë nga zhandenieri dhe e ka hedhur në lumin e Ibër.
Policia e Kosovës kanë reaguar duke larguar qytetarin dhe të gjithë të tjerët përtej në largësi prej 100 metra nga Ura e Ibrit.
Përveç forcave të sigurisë vërehet prani e shtuar e qytetarëve, shumica prej të cilëve kanë ardhur edhe nga qytetarë tjera të vendit. Vërehen qindra qytetarë përreth urës.













