Ambasadorja ka folur edhe për aksionin e fundit kundër narkotikëve në Lazarat duke shprehur mbështetjen e plotë për policinë
Franca do të mbështesë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit “kandidat” në Bashkimin Europian. Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja franceze Kristin Moro (Christine Moro).
“Franca mbështet Shqipërinë për statusin”, është shprehur ambasadorja nga qyteti i Korçës, pikërisht një ditë para marrjes së këtij vendimi të rëndësishëm nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.
Sipas ATSH-së, ambasadorja franceze theksoi se Shqipëria po shkon drejt statusit për vendin “kandidat”.
Ambasadorja ka folur edhe për aksionin e fundit kundër narkotikëve në Lazarat duke shprehur mbështetjen e plotë për policinë.
Zonja Moro ka vlerësuar këtë aksion si mjaft të rëndësishëm e pozitiv, por ka kërkuar gjithashtu që ai të shtrihet dhe në zona të tjera të vendit.
“Veprimi në Lazarat, veprim i parë, të shtrihet në zona të tjera. Mbështesim plotësisht ndërhyrjen e policisë”-shtoi ambasadorja Moro.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















