Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, ka folur për protestën e sotme, të cilën e kanë paralajmëruar organizatat e shoqërisë civile dhe grupe qytetarësh në Mitrovicë.
Rexhepi ka thënë e policia në bashkëpunim edhe me forcat e tjera ndërkombëtare te sigurisë është e vendosur që edhe kjo protestë, e cila do të fillojë në ora 15:00, kundër të ashtuquajturit “Parku i paqes” mbi urën e lumit Ibër, të kalojë pa ndonjë incident.
Ai ka shtuar se barrikada e rivendosur nga serbët nuk mund të largohet me protesta, por nga institucionet tona në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë.













