Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kovën, Jakup Krasniqi, ka mohuar se subjekti i tij do të bëjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi e ka bërë këtë pas deklaratës së kryetarit të komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, se PDK-ja mund të bëjë koalicion me NISMËN.
“Ne nuk dimë gjë. Nuk kam çfarë të them tjetër”, ka thënë Krasniqi për portalin Lajmi.net.
Nisma për Kosovën kanë hyrë në një koalicion paszgjedhor me LDK-në dhe AAK-në. Liderët e partive të këtij koalicioni janë marrë vesh ta krijojnë bashkërisht kabinetin e ardhshëm qeveritar të Kosovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















