Ministria e Bujqësisë ka reaguar sot për deklaratat e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili bashkëbisedoi sot me fermerët e Korçës, të cilët ndër të tjera shprehën shqetësimet e tyre, që kishin të bënin me mosgjetjen e tregut për prodhimet e tyre. Ndërsa Basha nga Korça i bëri apel qeverisë të marrë masa e të mos lejojë që prodhimet t’ju kalben fermerëve, duke e futur këtë sektor në kolaps.
Pikërisht këto deklarata, Ministria e Bujqësisë i quan të pavërteta.
Sipas saj, “Prodhimi i mollës është rritur 40% më shumë nga viti i kaluar, ndërsa eksportet e mollës janë rritur 5 herë më shumë nga viti i kaluar. Është rritur esksporti dhe prodhimi i qepës”.
Ministria e Bujqësisë thotë ndër të tjera se, “Nuk ka rritje çmimi të karburantit e të plehrave”.
Më tej ky institucion shprehet se largësia mes Bashkisë së Kryeqytetit dhe ministrisë në fjalë është 50 metra, prandaj i fton të shkojnë për informim.
















