• Latest
  • Trending
  • All

Rama: Nëse PD bojkoton edhe zgjedhjet, do të bëjë vetëvrasje

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rama: Nëse PD bojkoton edhe zgjedhjet, do të bëjë vetëvrasje

14/12/2014
in Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kryeministri Edi Rama thotë se bojkoti i opozitës në Kuvend, është tashmë i pakuptimtë pasi sipas tij, “alibitë e opozitës kanë rënë, sepse mazhoranca i ka plotësuar të gjithë kërkesat e saj”. Rama thotë se nëse bojkoti thellohet edhe me mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm ky do të ishte një akt vrasës për PD. Në intervistën për Janusz Bugajskin në Tv “Albanian Screen”, z.Rama foli edhe për zhvillime të tjera në vend. Ai tha se po punon me presidentin për çështjen e zgjedhjes së guvernatorit të ri. Por nga ana tjetër nuk komentoi lidhur me këtë çështje. Sa i përket Presidenti ka nominuar një guvernator të ri pas skandalit lidhur me guvernatorin e mëparshëm. A keni në plan ta miratoni këtë zgjedhje? Më lejoni që të mos komentoj mbi këtë! Patjetër! Po ju bëj një pyetje tjetër! Supozoj se marrëdhëniet tuaja me presidentin janë të shkëlqyera në këtë pikë. Po i ngremë ato. Dhe jam besimplotë se ne do të rrënjosim një kulturë të re bashkëpunimi mes presidentit, që është zgjedhur nga njëra palë dhe kryeministrit që është zgjedhur nga pala tjetër. Dhe gjithashtu, kemi avantazhin që kryetari i Parlamentit është njëri nga dy liderët e maxhorancës qeverisëse, por gjithashtu edhe mjeshtëria e të qenit një paqtues i mirë. Pra, them se mund t’i ngremë ato. Pra, ju mund të punoni bashkë? Po! Ne po punojmë fort për ta bërë këtë. Nuk është e lehtë. Por deri më tani jemi të lumtur që koha kur presidenti sulmohej me ligësi, apo me më pak ligësi nga salla e konferencave të kryeministrit ka marrë fund. Një nga kushtet, apo le të themi kërkesat e BE-së për vite me radhë ka qenë që duhet të ketë njëfarë bashkëpunimi dhe që partitë të mos bojkotojnë parlamentin. Sot ka një situatë ku PD-ja bojkoton parlamentin prej disa muajsh. Si reagoni ju ndaj kësaj çështjeje? Fatkeqësisht ne po përjetojmë një përvojë jetësore të asaj thënies së famshme se historia përsëritet si një farsë, pasi është zhvilluar njëherë si tragjedi. Pra, kjo është pjesa komike e gjithë kësaj. Por gjithashtu, shpresoj se edhe kjo do të ndryshojë sepse alibitë e opozitës nuk ekzistojnë më. Ne kemi përmbushur kërkesat e tyre, ndonëse…. Nuk po bëj komente për këtë. Ne i kemi plotësuar kërkesat e tyre, por s’e di se ç’bëjnë ata tani dhe përse s’janë në vendin e tyre të punës? A ka kërkesa nga ana e BE-së mbi këtë çështje? Jo, jo! Ky është vetëm një mit!Sigurisht, në Parlamentin Evropian ne kemi miq. Të dyja palët kanë miq. Miq të mirë të Shqipërisë! Njerëz që kanë treguar vullnet për të mirëkuptuar dhe për të ndihmuar. Por në këtë rast gjithçka është bërë në bazë të vullnetit tonë mjaft të fortë si shumicë për të zgjatur dorën, për të mos hezituar dhe për të mos refuzuar me kryeneçësi atë që kërkon opozita, ndonëse kërkesat kanë qenë goxha qesharake. Por ju bëtë disa lëshime? Në çdo pikë! Dhe këtë do ta bëjmë çdo herë, për sa kohë që bëhet fjalë për rregullat e lojës. Ata duan të flasin më shumë se sa ne në parlament. Mirë se të vinë, le të flasin. Nuk ka rëndësi se sa gjatë flet, rëndësi ka ajo që thua. Pra, fakti që do të flasin më gjatë nuk ka për t’i ndihmuar ata, por meqë e kërkuan, ata janë të mirëseardhur. A ekziston mundësia që PD-ja në opozitë t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm? Jo, nuk besoj se do të ndodhë kështu, por edhe nëse ndodh kështu, zgjedhjet do të mbahen. Dhe ne do t’i fitojmë ato me përkrahjen mjaft të fuqishme të njerëzve, ashtu siç do t’i fitojmë me PD-në në garë. Dhe jam i sigurtë se ata do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse mungesa në zgjedhje do të ishte vetëvrasëse. Qeveria juaj është vënë nën kriticizëm se, paradoksalisht ka hapur një bunker, ose një strehim të nëndheshëm të udhëheqësve komunistë…. Pra, ka akuza se ju po e nderoni komunizmin apo se keni hapur një memorial të komunizmit. Si i përgjigjeni kësaj akuze? Ky është një kriticizëm që vjen nga njerëz krejtësisht injorantë dhe po aq budallenj. Madje as nuk denjoj të përgjigjem. Ndjej thjesht keqardhje për ata. Them se reagimi i njerëzve ka qenë fantastik dhe po aq fantastik ka qenë dhe reagimi ndërkombëtar. Dolëm në të gjitha lajmet në mbarë globin. Dhe madje, as gazetat në Japoni nuk do të ishin të interesuar për atë po qe se ne do të nderonim komunizmin. Vizita në Beograd. A mendoni se kjo ishte një ngjarje momentale apo ka probleme të ndjeshme të pazgjidhura ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve? Droni ishte si një letër lakmuesi. Ndodhi si çdo gjë budallaqe që mund të ndodhë në një lojë futbolli. U shndërrua në një dramë të madhe mbarëbotërore, bazuar mbi benzinën e hedhur nga Beogradi, gjë që është fund e kthye qesharake. Dhe njëherazi është tragjike të shohësh se si ky objekt fluturues arrin të luajë mendsh një vend të tërë dhe pastaj të çmendë botën mbarë. Është absolutisht një test se ç’mosbesim të madh dhe se ç’vakum historik ka ndërmjet nesh.

Previous Post

Ministria e Bujqësisë: Basha deklarata të pavërteta në Korçë

Next Post

Kinezët përjashtojnë Kosovën nga investimet në Ballkan

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kinezët përjashtojnë Kosovën nga investimet në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.