Ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson ka ngritur polemika në diplomacinë botërore.
Kryeministri serb, Aleksader Vuçiq ka thënë se para së gjithash, Johnson është mik i Serbisë dhe me të ka kontakt shumë të mirë, shkruan Koha.net.
Vuçiq në konferencë për medie, pas takimit me kryetarin e Republikës Srpska në BeH, ka thënë se Johnson ka qenë në Serbi gjatë vitit 1999.
“Johnson nuk ka mbështetur bombardimin e Serbisë (në vitin 1999 nga NATO)”, ka thënë Vuçiq, duke përfunduar se ka mundësi që atë dhe kryeministren Theresa May t’i presë për vizitë në Beograd.
















