Zëdhënësi i grevës së Trepçës Musë Mustafa ka thënë se greva e minatorëve është pezulluar por nuk është ndërprerë përfundimisht. Minatorët kanë pranuar shtyrjen e grevës për një periudhë kohe të paracaktuar por zëdhënësi i tyre nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me kushtet e vendosura për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Minatorët e minierës së Stantërgut u futën në grevë në galerinë e tetë duke kërcënuar se nuk do të dilnin prej aty nëse Qeveria kosovare nuk do të jepte një zgjidhje për cështjen e minierës së Trepçës. Mediat kosovare bëjnë me dije se gjendja e minatorëve ishte përkeqësuar dhe ishte e pamundur që të vazhdonin akoma. Më herët u dha lajmi për pezullimin e grevës për një muaj, me qëllim për t’i dhënë kohë institucioneve të Kosovës që të gjenin zgjidhjen për pronësinë dhe likuidimin e mundshëm të saj.















