Mëngjesin e ditës së sotme, Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 37 klandestinë. Ndalimi i klandestinëve është kryer në fshatin Glinë, këtë mëngjes. Sipas të dhënave të policisë, mes klandestinëve ka 21 shtetas sirianë, 5 nga Eritrea dhe 7 nga Kongo. Ata kanë hyrë në shtetin shqiptar nga Greqia, me qëllim për të kaluar më pas në vendet e tjera europiane. Burimet policore bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e klandestinëve është e mirë, ndërkohë që po punohet për riatdhesimin e tyre me palën greke.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















