• Latest
  • Trending
  • All

Milo rishkruan historinë: Depolitizim teksteve, rivlerësim Enver Hoxhës

08/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Milo rishkruan historinë: Depolitizim teksteve, rivlerësim Enver Hoxhës

08/09/2014
in Lajme

Paskal Milo, kryetar në Komisionin e Rishkrimit të Historisë për ciklin shkollor parauniversitar, ka deklaruar se historia e popullit shqiptar ka nevojë për t’u rishkruar, pasi duhet çarmatosur nga politizimi që i është bërë ndër vite. Milo në një intervistë për “Ora News”, tha se duhet vlerësuar historia dhe figurat historike ndër vite. Ndërsa shtoi se periudha e komunizmit kërkon më tepër objektivitet. Pa pasur frikë se dikush mund ta gjykonte, historiani u shpreh se “Enver Hoxha ka qënë një përsonalitet i Shqipërisë dhe se mënyra si mund t’a interpretojnë shqiptarët periudhën e tij, nuk e bën atë që të largohet në mënyrë të dhunshme nga historia”.

Si do të rishkruhet historia?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Procesi i të shkruarit të historisë, është një proces i natyrshëm, i vazhdueshëm. Historia rishkruhet vazhdimisht. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithnjë. Procesi i të shkruarit të histrorisë duhet kuptuar në mënyrë dialektike dhe ajo ç’ka po bëhet sot në Shqipëri, është pjesë e këtij procesi, është e natyrshme, aq më tepër kur konstatohet, për fat të keq, që në Shqipëri, ka nëvojë për një ekuilibër. Ka nëvojë që në këtë rast historia të depolitizohet, të çarmatoset nga mjetet e ndeshjes politike, që për fat të keq transpetohen tek fëmijët dhe tek brezi i ri.”

Politika ka ndërhyrë dhe është përdorur qellimisht, edhe në rastet kur fqinjët tanë konsiderohen të tillë. Mund të përmendim ndonjë rast konkret në tekstet që ju keni lexuar? Takste konkrete ku është përdorur qellimisht për qellime politike?

“Përpara se t’u japë përgjigje direkte, me lejoni që t’ju them, se vitet e fundit në Shqipëri vihen re 2 tendenca. Që janë të rrezikshëm. E para është tendenca e “nihilizmit” të traditës kombëtare shqiptare. Ka një numër njerëzish, shumica e tyre johistorianë, të cilët përpiqen të mohojnë ose të zhbëjnë historinë shqiptare në shekuj. Godasin pa asnjë arsye, pa emocione – ose për të qënë modern, figurat qendrore të historisë së kombit duke filluar nga Skëndërbeu dhe deri tek Ismail Qemali – shtrembërojnë historinë e kombit shqiptar, mbi të gjitha duam që historinë shqiptare nën Perandorinë Osmane, që ka qënë një histori dhe një realitet hisrorik i pakontestueshëm, në një marrëdhënie midis sunduesve osmanë dhe shqiptarëve të sunduar. Pra, një sjellje e tillë, që është vënë re gjatë këtyre viteve të fundit, është me të vërtetë shqetësuese.

Problemi i dytë është ajo që nisëm bisedën, që ka një politizim ekstrem në tekste të ndryshme të histories, në përputhje me rrotacionin politik që ka ndodhur në Shqipëri në këto 20 vite. Është pa dyshim nevojë që tekstet e historisë dhe vetë historia e shqiptare e shekullit të XX të shikohet në mënyrë sa më objektive. Qoftë për periudhën nga viti 1912 deri në periudhën 1939, ose siç njihet ndryshe periudha e mbretit Zog. Qoftë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore ose të Luftës antifashiste Nacional-Çlirimtare, që përsëri ka vend dhe duhet të rishkruhet me objektivitet. Qoftë periudha e Komunizmit e cila është edhe periudha më e vështirë për t’u shkruar, më delikate, sepse në të shkruarit e histrorisë ka një parim bazë, që sa më larg ngjarjes , aq më mirë është. Sepse e shikon, e percepton dhe e studion ngjarjen nga nje largësi vitesh, që ju japin mundësi për t’iu larguar emocioneve që mund të ketë edhe vetë ai që e shkruan historinë.

Por mbi të gjitha se me largësinë e viteve dalin edhe burimet arkivore që kanë afatet e tyre të ruajtjes. Në këtë mënyrë studiuesi, historiani, ka në dorë të gjitha elementët dokumentare për të studiuar dhe për të bërë një interpretim objektiv, për të treguar historinë larg pasioneve, larg trysnive të ditëve. Po kështu edhe në periudhën komuniste. Për historianët shqiptar do të jetë pjesa më e vështirë për t’u interpretuar, pse tashmë është në gjykimin e një numri të madh njerëzish për periudhën komuniste, fshihet gjithçka, shumëzohet me zero, quhet një periudhë e errët nga të gjitha pikëpamjet, që nuk është e drejtë. Jo se dikush mund të vëhet apologjet i saja periudhe, i atij regjimi kohor në të cilën shqiptarët kanë vuajtur shumë. Objektiviteti historik, kërkon që edhe në këtë periudhë historike të shqyrtohen me kujdes, të bëhen analiza të hollësishme për të mos mohuar tendencën e zhvillimit historik.

Njerëzimi ecën përpara gjithnjë, problemi është ritmi të cilin ecën përpara edhe gjatë periudhës së komunizmit. Këtu nuk është rasti për të përmendur fushat ku ka pasur progres mjat të rëndësishëm. Por e nënvizova këtë fakt, për të arguementuar se periudha e Komunizmit kërkon më tepër vemëndje, më tepër interes dhe më tepër produktivitet”.

Do të rishikohet edhe periudha e Enver Hoxhës?

“Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe të gjithë politikanët shqiptarë, janë në një mënyrë ose në një tjetër, tashmë personalitete të fondit historik shqiptar. Kur përmenden këto emra, dikush mund të buzëqeshë, dikush mund t’i shtrembërojë buzët, por historia kështu zhvillohet. Po të kemi parasysh dhe figurat historike të së kaluarës dhe po t’u hedhim një sy gazetave të asaj kohe, qoftë të viteve të ‘20 apo të viteve ‘30, do të shikoni mjaft portrete, nga analistë, gazetarë dhe studiues të kohës, të cilët vizatohen në mënyrë më ekstreme. Ose glorifikohen ose poshtërohen. Kjo ka ndodhur në Shqipëri edhe gjatë periudhës së tranzicionit. Prandaj nuk duhet të gjykojmë ngjarjen e së kaluarës së afërt. Tani kemi një përceptim jo dhe aq realist sepse nisemi nga ajo çfarë na ka ndodhur neve si individ, nisemi nga ajo çfarë i ka ndodhur familjes, fisit, apo gjithë shqiptarëve. Prandaj unë them që është e nevojshme koha, për të cilët ne duhet të vizatojmë portretet historike sa më realiste.

Enver Hoxha – nuk kam ndrojtje se dikush mund të më akuzojë, se jam historian – ka qënë një personalitet i historisë shqiptare, ka drejtuar vendin, këtë Shqipëri që kemi sot, nga viti 1945 – 1985. Pra për 40 vjet ai ka qënë drejtuesi unik i këtij vendi. Dhe nuk mundët të fshihet nga kujtesa histoike e shqiptarëve emri i tij. Se si do të vlerësohet, kjo i takon njerëzve dhe historianëve, nuk mund ta largosh në mënyrë të dhunshme nga historia, ai nuk mund të zhbëhet me vullnet politik se do apo nuk do njëri apo tjetri. Dhe vijmë tek ngjarja qe ditës, kemi 70 vjetorin e çlirimin e Shqipërisë nga nazifashizmi, është një ngjarje shumë e rëndësishme historike për Shqipërinë dhe shaqiptarët. Pavarsisht se një pjesë e shqiptarëve trashëgimtarë të atyre përfaqësuesve të forcave politike, që në Luftën e Dytë Botërore nuk ishin në gjëndje të orientoheshin drejt dhe në vend që të shkonin me fituesit, me Fuqitë e Mëdha aleate, shkuan dhe u bashkua, tradhëtuan çështjen e lirisë.

Këtu nuk është fakti i shumicës së Shqiptarëve që u orientuan drejt. Por kjo ngjarje duhet interpretuar tani pa pasione. Ne duhet të shikojmë që luftën Nacional-Çlirimtare e kemi pasuri kombëtare, nuk është pasuri e komunistëve shqiptarë, është pasuri e të gjithë shqptarëve. 2000 – 2500 komunistë kishte Shqipëria në vitin 1944 në fund të luftës, ndërkohë që kishte rreth 70.000 luftëtarë, nga të cilët ishin 6000 mijë gra dhe vajza të reja. Shikoni çfarë kontrasti . Pra luftën e bënë shqiptarët, komunistët patën meritën që e udhëhoqën. Po kështu në këtë kuadër duhet vlerësuar pa patur frikë se dikush mund të të emërtojë enverist, komunist, ballist apo zogist. Historia është bërë, faktet janë të njohura, prandaj duhet të gjejmë guximin, jo vetëm intelektual, por edhe atë shkencorë, krijues, që ti themi siç ka qënë e vërteta.

Duke pranuar rolin e komunistëve në Luftën e Dytë Botërore, pavarsisht nga qellimet që kishin për të ardhur në pushtet, sepse çdo parti lufton për të ardhur në pushtet. Edhe Balli luftonte që të vinte në pushtet, edhe zogistët luftonin që të kthehej Zogu në pushtet. Të trija aktorët kryesorë në luftën e dytë botërore atë synonin, por mënyra se si e synuar dhe se si e konceptuan, metodat që përdorën ishin të ndryshme. Në qoftë se komunistët synonin pushtetin pas luftë –dhe kjo është shumë e saktë – ata gjetën mënyrën dhe rrugën më të mirë për të ardhur në pushtet. Kjo është një merite e tyre, por në të njëjtën kohë është një gabim fatal i nacionalistëve që i lanë komunistët të merrnin inciativë, të bashkoheshin me kualicionin e madh botëror të popujve antifashist, ndërkohë që nacionalistët prisnin kafeneve, ose të paktën bënë sikur luftuan, disa prej tyre edhe luftuan, por ishin në minorancë.

Sepse nuk e kapën problemin seriozisht, shpresonin shumë për një ndërhyrje të Fuqive Aleate në Ballkan që t’jua sillte atyre fitoren në pjatën e artë. Po kështu edhe zogistët që ishin më të pakët si në influencë dhe si forca. Pra me pak fjalë, duhen njohur kontributet e të gjithëve. Unë jam duke shkruar një libër për shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore dhe po bëj përpjekje që t’i shoh me objektivitetin maksimal ngjarjet. Siç po shoh edhe themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, siç po shoh konferencën e Mukies, siç po shoh edhe marrëdhëniet midis forcave politike, gjithnjë në bazë të dokumentave të reja që kam gjetur në arkivat shqiptare dhe ato të huaja, por edhe në bazë të një vështrimi kritik, me një pikësynim objektiv të domentacionit ekzistues dhe vëte ngjarjeve.

Nuk janë zhvilluar ngjarjet ashtu siç i ka paraqitur Enver Hoxha në librat e tij të shumta në Luftën e Dytë Botërore. Ka mjaft manipulime të cilat duhen sqaruar. Ky libër do të sjellë vështrime të reja, kritike edhe ndaj atyre që ka shkruar Enver Hoxha, por në të njëjtën kohë do të ndriçojë dhe do të përpiqet të sjellë atë ç’ka edhe të tjerë mund ta kenë bërë, atë kontribut pozitv, objektiv që patën edhe forcat e tjera politike në këtë luftë. Vija e tyre e përgjithshme ishte e gabuar , këtë e vërtëtoi koha, por kjo nuk do të thotë që në kuadrin e të gjithë strategjinë e Ballit Kombëtarë në Luftën e Dytë Botërore, të mos gjenden fakte dhe ngjarje që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të respektohen dhe të zënë vend në histori. Edhe hisoria e Luftës së Dytë Botërore nuk ka qënë një histori bardhë e zi, siç jemi mësuar t’a dëgjojmë dhe ta interpretojmë, nga njëra anë partizanët, fitimtarët, të drejtët, nga ana tjetër zogistët, ballistët, tradhëtarët, bashëpuntorët e fashizmit. Nuk ka qënë kështu historia, kaq e ndarë, kaq ekstreme.

Po të lexohen me kujdes dokumentat dhe ato për fat janë, ekzistojnë. Ka patur individë të këtyre forcave politike që kanë qënë atdhetarë, por në një moment të caktuar kanë ecur drejtë. Ka patur takime bisedime dhe përpjekje për bashkëpunim. Se flitet për Mukien gjithnjë. Ka patur takime, bisedime edhe në kohë të tjera, para Mukies, që nga viti 1942, që nga janari i vitit 1943, ndërkohë që Mukia u bë nga Gushti i vitit 1943. Midis komunistëve dhe nacionalistëve për të arritur në një marrëveshje, janë mjaft tentative para Mukies për të biseduar. Abaz Kupi ka qënë anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtare, ka qënë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Pra kryezogisti ka qënë me komunistët, pavarsisht se kishte bindjet e veta politike.

Këtu flitet për një bashkim në funksion të çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist. Ka shumë lëndë dhe shumë hapërisë për të gjetur atë ç’ka ishte e përbashkët për të gjitha forcat politike në Luftën e Dytë Botërore. U zgjata pak këtu meqë ishte dhe temë e ditës dhe që do të ishte me interes që 70 vjetori i çlirimit të Shqipërisë të mos përkujtohet si një ngjarje që i ndan shqiptarët, por përkundrazi është koha që të gjithë shqiptarët të ndihen komodë me përvjetorin e 70-të të luftës. Sepse është pikërisht ajo që i vendosi shqiptarët në anën e drejtë të historisë, është ajo luftë që i radhiti shqiptarët me fitimtarët më të mëdhenjë me Shtete e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Bashkimin Sovjetik, me Francën dhe shumë kombe të tjera që dhanë kontribut në luftën kundër fashizmit. Pra shqiptarët kanë arsye të krenohen.

Nëse disa shqiptarë gabuan në këtë betejë të madhe që mbetet ende e madhe në kujtesën e popujve, kjo nuk ka asgjë të keqë që ta vuajnë të gjithë shqiptarët. Por edhe që quhen fitimtarë duhet të jenë të kujdeshëm, që të mos jua kujtojnë orët e minutë atyre që gabuan, gabimin që ata bënë në atë kohë. Aq më tepër që ai gabim të ketë pasoja negative tek trashëgimtarët e tyre, te familjet e yre, gjë që krijoi atë klime të papapranueshme dhe atë luftë klasash, që e kemi dhe e kemi jetuar një pjesë prej nesh që jemi të vjetër. Është momenti që rishkrimi i historisë të shënojë një kufi të qartë ndarës, midis interpretimeve të vjetra, që reflektojnë mentalitete e vjetra dhe mënyrës së re me të cilën shqiptarët duhet, ta gjykojnë, ta interpretojnë historinë dhe ta rishkruajnë historinë”.

Do të rishikohet edhe figura e Zogut dhe kur do të jetë periudha e fundit që do të rishkruhet historia?

“Figura e mbretit Zog ka vite që është ridimensionuar, që është rishkruar. Periudha por edhe ai si person. Rishkrimi i historisë, riinterpretimi i ngjarjeve dhe i veprës së përsonaliteteve historike, nuk do të thotë që të kalohet nga një ekstrem, në tjetrin. Që do të thotë se mbreti Zog gjatë gjithë periudhës së komunizmit është anatemuar dhe konsideruar si një figurë e zezë e historisë kombëtare, sot nuk duhet shkuar në ekstremin tjetër siç është bërë për fat të keq në mjaft raste. Edhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarsisë kombëtare që glorifikohet mbreti Zog në ekstrem, thuhen gjëra të pathëna për të nxjerrë kontributet e tij, kudo dhe në të gjitha fushat dhe harrohen dhe fshihen qellimisht gabimet e tij, krimet e tij dhe mbi të gjitha braktisja që ai ju bëri shqiptarëve dhe atdheut të vet në një moment delikat, kur më tepër se kurrë ai duhet të ishte aty.

Do të ketë patjetër edhe mësime për historinë e viteve të fundit. Për historinë e post diktaturës , për historinë e demoktracisë shqiptare pas vitit 1990 deri në vitin 2012, meqë përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Kjo do të jetë më tepër një kronologji politike sesa një histori e mirëfilltë dhe gjithëanshëm. Sepse jemi në periudhën që ne po e jetojmë. Nuk jemi të paimunizuar nga influenca të ndryshme dhe para së gjithash politike. E dyta nuk është në dispoziocion dokumentacioni i nevojshëm për të bërë interpretimin e qartë, të saktë të atyre çfarë ka ndodhur”.

Previous Post

Erion Veliaj martohet sërish, këtë herë në… Pezë

Next Post

Drejt marrëveshjes së Bllokut me Vetëvendosjen?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Drejt marrëveshjes së Bllokut me Vetëvendosjen?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.