Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vazhdoi edhe sot ceremoninë e dasmës, këtë herë në Pezë. Pas festimeve në Kalanë e Gjirokastrës, Veliaj ka ftuar miqtë e tij në Pezë për të kurorëzuar martesën me Ajola Xoxën. Sërish Veliaj ka preferuar ambientet e hapura për të festuar me miqtë e shumtë, duke marrë prej tyre urimet për një jetë të lumtur. Këtë herë rrethi i të ftuarve ka qenë më i zgjeruar se ai në Gjirokastër.
Ceremonia e martesës së Erion Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës nuk kaloi pa debate dhe akuza politike. Partia Demokratike e akuzoi Veliajn se kishte përdorur fonde publike për të mundësuar organizimin e ceremonisë. Gjithashtu disa opinionistë shprehën kritikat për mënyrën e zgjedhur për të organizuar dasmën, duke i kujtuar Veliajt edhe postin si ministër i Mirëqënies Sociale.


















