Impakti që ka lënë koronavirusi në industrinë e transportit ajror ka qenë i jashtëzakonshëm, duke u shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Sipas specialistëve, problemet financiare janë më të mëdha se sa kanë qenë pasi ndodhi 11 shtatorit në SHBA dhe kostot mund të shkojnë deri në 30 miliardë dollarë humbje vetëm në këtë vit.
Kompanitë ajrore të detyra nga mungesa e njerëzve kanë vendosur që të anulojnë fluturimet, e po ashtu të ulin çmimet e ndryshojnë oraret.
Virusi ka bërë që të ulen me 80% udhëtimet në aeroportin më të vizituar të Kinës.
Madje, nisur nga ulja e udhëtimeve ka kompani të cilat kanë kërkuar që një pjesë e punonjësve të marrin një pushim me një afat të caktuar, për të ulur kostot.




















