Përplasje, gaz lotsjellës dhe momente tensioni në kufirin greko-turk. Rreth 18 mijë emigrantë kaluan kufirin drejt Greqisë, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të Evropës.
Pas vrasjes së 32 ushtarëve turq në Idilib të Sirisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se ai do të hapte dyert, pasi BE-ja nuk i ka mbajtur premtimet, madje nuk do t’i mbyllë ato”.
Pritet që numri i emigrantëve që do futen në kufi do të shkojë në 30 mijë, tha Erdogan.
Edhe në Bullgari, autoritetet janë në gatishmëri, në rast të ndonjë vale të emigrantëve.
Qeveria greke ka bërë të qartë se do të bëjë gjithçka që të mund të ruajë kufijtë e saj.
Synimi i emigrantëve janë shtete si Gjermania, apo Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, por në një situatë të tensionuar, një tjerr valë do të sjellë të tjera probleme në këto vende.




















