Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Me të marrë vesh se në një aksident trafiku është lënduar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Meta ka shkuar në spital për ta vizituar.
Lidhur me këtë vizitë Ahmeti ka shkruar në Facebook.
“Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë.
Ju faleminderit të gjithë juve për kujdesin dhe dashamirësinë e shprehur, qofshi gjithmonë mirë ju dhe më të dashurit tuaj”.
















