Denoncimi i një burri pranë policisë, ka bërë që të lëshohet urdhër mbrojtje ndaj tij.
Ky urdhër mbrojtje u dha pasi dyshohet se bashkëshortja e tij, 29 vjeçarja M.K., banuese në Tiranë, me të cilën është në proces divorci, e shqetëson me anë të telefonit dhe i shkon tek banesa në mënyrë sistematike.
Sipas tij, gruaja e kërcënon që të mos ndahen, madje i thotë se nëse do ndodh diçka e tillë, do e paguajë shtrenjtë. Sipas 36 vjeçarit, kërcënimet e të resë janë bërë aq të shpeshta, sa që ia kanë kthyer jetën në makth.
















