Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan tha se Serbia nuk mund t’i bashkohet BE-së më herët se 5 vjet dhe se kur negociatat e pranimit të vijnë drejt fundit, Beogradi do të duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
I pyetur nëse kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç gëzon një lloj bonusi si “një nxënës model” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Prishtinën, ai pranoi se, duke pasur parasysh të kaluarën nacionaliste, kishte shqetësime rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por Vuçiç ” e ka befasuar për mirë”, duke treguar se ai është “forcë konstruktive”.
















