ncidenti i armatosur ka ndodhur në rajonin e Kursumlisë (që kufizohet mes Gollakut dhe Llapit në kufi me Serbinë) ku një grup i madh shqiptarësh po tentonin të merrnin dru ilegalisht
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në orët e mbrëmjes ka njoftuar se ka pasur një incident të armatosur siç kanë thënë ata në vijën administrative (Kufi) mes Serbisë dhe Kosovës ku një shqiptar ka mbetur i plagosur, transmeton Tanjug.
Sipas këtij njoftimi, incidenti i armatosur ka ndodhur në rajonin e Kursumlisë (që përkufizohet mes Gollakut dhe Llapit në kufi me Serbinë) ku një grup i madh shqiptarësh po tentonin të merrnin dru ilegalisht në pronat e serbëve dhe ata (grupi) kanë hapur zjarr ndaj partalles së policisë, duke bërë që policia të kthej zjarrin dhe të plagos njërin nga sulmuesit.
Nga pala e Kosovës akoma ky rast nuk është komentuar.















