Mehmeti ka folur për negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Republikën e Maqedonisë, sipas modeleve të negociatave Itali-Slloveni dhe Slloveni- Kroaci
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti ka folur për rëndësinë e politikës së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së Kryetarëve të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane, që po zhvillohet në Senatin Italian në Romë.
Duke folur për çështjen e emrit, Mehmeti ka theksuar se Presidenca Italiane ka hapësirë për të ndërtuar një mekanizëm që do të mundësonte negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Republikën e Maqedonisë, sipas modeleve të negociatave Itali-Slloveni dhe Slloveni- Kroaci.
“Përsërita gatishmërinë tonë për të vazhduar me realizimin e detyrimeve nga Dialogu i lartë dhe përshëndeta vizitën e paralajmëruar për javën e ardhshme në Shkup të Ministres se Jashtme, Federica Moderini të paralajmëruar në Maqedoni”, është shprehur Mehmeti.
“Duke qenë dëshmitarë të tendencave në rritje të euroskepticizmit në Evropë e inkurajojmë Italinë, vendin fqinj të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohet edhe më fuqishëm për afirmimin e politikës së zgjerimit si orientim strategjik i BE-së, pikërisht për shkak të efektit të jashtëzakonshëm transformues që ky instrument ka pasur për vendet aspirant për anëtarësim”, ka shtuar Mehmeti.
Ajo ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët e viktimave të avionit të goditur një ditë më parë mbi Ukrainë si dhe keqardhje për mësymjen në Gaza.