Profesori universitar i matematikës, Qëndrim Gashi i ka bërë një llogari të listave zgjedhore të 8 qershorit,në mes kandidatëve në të gjithë Kosovën me mbiemrat Berisha,Krasniqi dhe Gashi,ku sipas tij kandidatët me mbiemrin Berisha kanë marrë më së shumti vota.
“Meqë sot po diskutohet për numrin e votave të kandidatëve, ja një kontribut joesencial. Nga rezultatet (jo të plota dhe jozyrtare) të deritashme, del se mesatarisht një kandidat me mbiemrin Gashi i merr 1551 vota, një me mbiemrin Berisha 2830, kurse një kandidat me mbiemrin Krasniqi i merr 2308 vota. Pra, partitë kane dobi më shumë prej Berishëve e me pak prej Krasniqëve dhe neve Gashëve. Pyetja hulumtuese e radhës: nëse i analizojmë moshat, cila moshë del të jetë më e dobishme në sjelljen e votave? (I inspiruar nga Partia e Fortë dhe Freakonomics. E di që konkludimi i mësipërm ka boshllëqe shkencore.)” (sic), ka shkruar Gashi në Facebook.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














