Deputetët e Shqipërisë kanë gjetur një vend të rehatshëm për të parë ndeshjet e botërorit duke shijuar edhe birrën e famshme gjermane. Në foto dallohet mjaft qartë, deputetja Evis Kushi si dhe në sfond prapa, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë me Gjermaninë, Taulant Balla me të birin e tij. Kanë qenë mbi 5 deputetë të cilët janë ftuar nga ambasadori Gjerman për të parë ndeshjet brenda në Ambasadë. “Në Ambasadën Gjermane në Tiranë, duke parë në një atmosferë shplodhëse ndeshjen e parë të Kombëtares Gjermane të futbollit në Kampionatin Botëror 2014. Shumë faleminderit Ambasadorit Hoffmann për ftesën dhe mikpritjen me pije freskuese, birrë dhe kuzhinë gjermane të përzgjedhur”, shkruan deputetja Evis Kushi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















