Procesi i numërimit do të përfundojë ditën në vijim, për të përckatuar se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit që do të zgjedhin emrat e funksionarëve të lartë të PD-së
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike mbylli dje punimet e tij dy ditore rreth ores 18:20 me përfundimin e votimeve për zgjedhjen e 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Ndërkaq po mbrëmjen e djeshme, rreth ores 21:10 nisi zyrtarisht procesi i numërimit të fletëve të votimit, ku u votua me parimin “një anëtar-një vote”. Në kuadrin e transparencës së plotë, numërimi po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve, aty ku u krye votimi dhe gjithçka do të transmetohet live me projektor, në sallën ku 10 komisionet e përbërë nga tre anëtarë do të numërojnë një për një fletëvotimet. Burime pranë PD-së bën të ditur për gazetën se numërimi ka zgjatur gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe pritet që procesi të përfundojë ditën në vijim, për të përckatuar kështu se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit që do të zgjedhin emrat e funksionarëve të lartë të PD-së duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.
Kuvendi
Dita e dytë e Kuvendit të demokratëve nisi paraditen e djeshme që prej orës 10:30, ku krahas vijimit të votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, mbajtën fjalime në podiumin e Pallatit të Kongreseve disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD, por edhe figura të tjera të opozitës. Në dy ditët e punimve të Kuvendit , 7500 delegatë u ftuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar mes 285 kandidatëve për 150 vendet në Këshillin Kombëtar. Sipas statistikave zyrtare të PD-së në dy ditët e punimeve të Kuvendit Kombëtar ushtruan të drejtën e votës 70 % e delegatëve, ku në ditën e parë të Kuvendit votuan rreth 55 për qind e delegatëve dhe pjesa tjetër votoi ditën e djeshme. Krahas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe më pas sstrukturës drejtuese të PD-së, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në statutin e forcës më të madhe opozitare. Sipas deputetit demokrat Halimi, ndryshimet në statut sjellin shumë risi në mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike si celës i suksesit të një force politike. “Ndryshimet në statut sjellin rritjen e bazës vendimarrëse, pushtet vote cdo anëtari. Numri i atyre që e ndryshuan statutin është përfaqësi më e lartë, i jepet pushtet votës së cdo anëtari, përshtasin edhe ndryshimet që kanë ndodhur me filozofine e re nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha”- tha ai.
















