Mbi pesë milionë fidane do të mbillen në sipërfaqe prej 1.107 hektarë nëpër territorin e mbarë Maqedonisë në suaza të aksionit të 14-të “Dita e drurit-mbille ardhmërinë tënde” që nesër do të mbahet nën moton “Stop për katastrofat”.
Ndihmësdrejtori i sektorit për vëzhgim, ngritje, ekologji, gjueti dhe turizëm gjuetie në “Pyjet e Maqedonisë” Zllatomir Biboski informoi se theks i posaçëm në pyllëzimin do të vendoset në sipërfaqet e zhveshura dhe djegura.
Për masivitet më të madh të aksionit, Qeveria ditën e sotme e shpalli ditë jo-pune, ndërsa komunat organizojnë transport falas deri në lokacionet ku do të gjelbërohen.
Drunj sot do të mbjellin presidenti Gjorge Ivanov, ministra, anëtarë të Qeverisë, deputetë, anëtarë të ARM-së, nxënës…
Simbolikisht javën e kaluar aksionin e filloi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski dhe atashetë ushtarakë, të akredituar në Maqedoni, me gjelbërimin e rripit të djegur në afërsi të fshatit Papradishtë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë dje mbollën fidane në lagjen Lisiçe e Re.
Aksioni “Dita e drurit” realizohet vitin e shtatë me radhë. Filloi në muajin mars të vitit 2008 dhe deri tani janë mbjellur rreth 50 milionë fidane.
















