Këshilltari i kryeministrit Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqi, është shprehur se IRJM nuk duhet të luajë me durimin e shqiptarëve.
Sipas tij, problemet e fundit që po shfaqen në Maqedoni mund të zgjihen vetëm me dialog.
“Nëse Gruevski e do një Maqedoni stabile, atëherë duhet të bëjë më shumë përpjekje që problemet në Shkup të zgjidhen me dialog”, ka thënë Maliqi për GSH.
Ai ka theksuar se kryeministri Gruevski duhet të tregojë fakte për dënimin me burg përjetë të shqiptarëve.
Shkëlzen Maliqi ka dënuar reagimin e ashpërt të VMRo-DPPMNE-së kundër Ramës, ndërsa ka edhe kritika kundër BDI-së.















