• Latest
  • Trending
  • All

Vajza u vra pas sherrit për këngën që nuk u këndua në lokal

09/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vajza u vra pas sherrit për këngën që nuk u këndua në lokal

09/03/2015
in Lajme

Nga hetimet rezulton se çifti dhe një person tjetër shkuan në lokalin e muzikës live. Sherri nisi, sepse njëra nga palët porositi një këngë, e cila nuk u vu. Policia arrestoi mbrëmë autorët

Konflikti mes të fejuarit dhe djalit të menaxherit. Arrestohen dy autorët

Ardi Hoti

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku vdiq një vajzë në Kryebushat të Shkodrës, policia zbardhi dinamikën e plotë të saj, ku rezulton se 20-vjeçarja kishte shkuar në lokalin me muzikë live, bashkë me të fejuarin dhe bashkëfshatarin e tij. Konflikti nisi pikërisht mes dy meshkujve dhe djalit të menaxherit të lokalit dhe përfundoi me të shtëna kallashnikovi, prej të cilave vajza mbeti e vdekur dhe i fejuari u plagos, bashkë me menaxherin e lokalit, i cili ndërhyri për të shuar sherrin. Nga ana tjetër, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim dy autorët e ngjarjes, teksa mbrëmë në orët e vona ata janë vënë në pranga. Ndërkaq, të plagosurit po mbahen nën ruajtje nga policia, për të shmangur një hakmarrje të mundshme. Mes 15 të shoqëruarve si persona që kishin parë ngjarjen, është edhe një person që dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë krim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ngjarja

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy nga autorët e ngjarjes, të cilët janë shtetasi Mirsad Aleti, nga fshati Bërdicë, në Shkodër dhe shtetasi Valentin Toma, nga fshati Kaç i Komunës së Vaut të Dejës. Ata u arrestuan mbrëmë në orët e vona. Nisur nga hetimet e para, policia ka arritur të krijojë dinamikën e ngjarjes, duke dhënë një nga versionet më të mundshme, mbi të cilën po hetohet. Kështu, sipas kronologjisë së ngjarjeve, mësohet se shtetasi Paulin Ndoja, 34 vjeç, i cili lëvizte me një automjet tip “BMË” X5, me targa SH 6969E, ka ardhur me të fejuarën, shtetasen Elsa Tusha, dhe bashkëfshatarin e tij, Valentin Toma, 31 vjeç, në ambientet e lokal “Argeni”, në Kryebushat. Në atë lokal kishte muzikë live dhe një numër i konsiderueshëm personash ndodheshin brenda. Një orë pasi kanë qëndruar në këto ambiente, çifti i të fejuarve dhe shtetasi tjetër nisën një konflikt me Mirsad Aletin. Sherri nisi fillimisht me sharje dhe fyerje dhe si shkak u bë fakti se njëra nga palët porositi një këngë, e cila nuk po këndohej. Policia sqaroi edhe pozicionin e shtetasit Mirsad Aleti në këtë ngjarje, duke thënë se babai i tij, Selim Aleti, 56 vjeç, i cili mbeti gjithashtu i plagosur, punonte si menaxher në këtë kompleks. Konflikti mes shtetasit Mirsad Aleti dhe dy personave ka vazhduar në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, sherri ka vazhduar jashtë këtyre ambienteve, ku sipas policisë, mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri. Në këtë moment, ka ndërhyrë babai i Mirsadit, shtetasi Selim Aleti, për të ndalur konfliktin, por mbeti i plagosur me dy plumba. Më pas, shtetasit Paulin Ndoja, Elsa Tusha dhe Valentin Toma iu drejtuan automjetit, për t’u larguar. Por, në këtë moment, në drejtim të makinës është qëlluar me breshëri automatiku, teksa në sediljen e pasme ndodhej 20-vjeçarja Elsa Tusha, e cila ka marrë disa plumba në trup dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, brenda pak minutash. Ndërkaq, u plagos i fejuari i saj, Paulin Ndoja. Ndërsa personi tjetër, që ndodhej me ta, Valentin Toma, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, pas të shtënave, është larguar në drejtim të paditur edhe Mirsad Aleti.

Hetimet

Ndërkohë, dy të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit, ku u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas mjekëve, dy të plagosurit e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe aktualisht janë duke u ruajtur me shërbim 24 orësh nga policia, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, si dhe për të parandaluar ndonjë përplasje mes të afërmeve të dy palëve në konflikt. Ndërkohë, policia ka arrestuar mbrëmë 2 personat e shpallur në kërkim shtetasit Mirsad Aleti dhe Valentin Toma. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valentin Toma, policia ka gjetur dhe sekuestruar një mjet tip prese që, sipas policisë, dyshohet se shërben për presimin e lëndës narkotike kanabis sativa. Shoqërimet në polici të personave që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen kanë vazhduar dhe gjatë ditës së djeshme, ku numri i të shoqëruarve ka shkuar në 15 persona. I shoqëruar ndodhet edhe Paulin Toma. Të shoqëruarit kanë dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen dhe, sipas tyre, gjithçka ka nisur për një motiv banal mes palëve. Ndërkohë, një nga të shoqëruarit është duke u mbajtur në ambientet e policisë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me njërin nga autorët në këtë ngjarje.

 

Previous Post

Tom Doshi është marrë në mbrojtje nga policia, dyshohet për atentat me snajper

Next Post

Majlinda Bregu: Morali politik është kthyer në pornografi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Majlinda Bregu: Morali politik është kthyer në pornografi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.