Serbët mësuan të dëgjojnë në shtëpinë e tyre, me “protokoll” opinionin e shqiptarëve. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Majko, pas konferencës së dy kryeministrave.
Në një postim në rrjetin social facebook, Pandeli Majko ka shkruar se vizita e kryeministrit Rama ishte një fillim i mirë, për të tjerat fjalën e ka koha.
“Ra ky dron dhe u pame… Sot për herë të parëe serbet mesuan të degjojnë me “protokoll”, në shtëpinë e tyre, opinionin e shqiptarëve.
Edi Rama vërtetoi vetveten. Vuçiç po ashtu.
Fillim i mirë në vizitën e kryminstrit shqiptar. Për të tjerat fjalën e ka koha.”
















