Qëndrim shumë dinjitoz. Kështu e ka vlerësuar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në deklaratën me shkrim të shpërndarë për mediet, Thaçi thotë se ky qëndrim i Ramës u jep më shumë shpresa shqiptarëve se Tirana do të kujdeset për çdo shqiptar kudo ku jeton.
Deklarata e plotë:
Qëndrimi shumë dinjitoz i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës në Beograd, u jep më shumë shpresa shqiptarëve se Shqipëria zyrtare do të përkujdeset për çdo shqiptar, pa marr parasysh ku jetojnë ata.
Unë ndjehem sot shumë më krenar dhe padyshim shumë më shqiptar, pas këtij qëndrimi dinjitoz të Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, z.Edi Rama.
Besoj se të gjithë shqiptarët sot ndjehen si unë!















