• Latest
  • Trending
  • All

Majko, ministri që s’mundet…

31/03/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Majko, ministri që s’mundet…

31/03/2018
in Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

Nuk ndryshoi asgjë nga konturet e vizitës së një “ministri simpatik” në Londër, ku gjithçka mbetet një set fotosh, përveç fjalëve të miradisë për diasporën. Ata që shpresonin se Pandeli Majko “ishte ministër ndryshe”, në Londër panë që turi i tij nëpër diasporë justifikon më shumë perceptimin e skeptikëve, se ai përveç gunës së “ish-kryeministrit të luftës”, thjesht thotë ndonjë vërtetë të madhe, duke gjetur një cep ndryshe në doken pushtetore, nuk ua këput lakun hallexhinjve mërgimtarë.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Qysh në shfaqjen e saj Ministria e Diasporës dukej si “shpërblim” për ish-kryeministrin, sesa ndonjë risi reformatore e ndërmarrë nga kryeministri, dhe Ministri i Shtetit (lexo ministër pa portofol) ka shumë më pak staf sesa një shoqatë mesatare shqiptare në Londër. (M’ka çun ana me e la gojën?…)

Mbase ministria e diasporës perceptohet më shumë si zyrë pritjeje (ku përveç një fotoje me ministrin, nuk është parë ndonjë produkt real), ose adresimi e kërkesave të mërgimtarëve, që deri më tani nuk ka arritur të shndërrohet si ndërmjetësuese mes mërgimtarëve dhe pushtetit/pushteteve.

Londra për ministrin Majko ishte vetëm një ndalesë, në shtegtimin e tij nëpër folezat migratore të shqiptarëve nëpër botë. Mbase nuk është e rëndësishme përkujdesja që edhe kjo vizitë të ishte, si të tjerat, ku të mos mungonin foto me fëmijët në shkollat shqipe, fjalët e mira për ta, ca takime me komunitetin e serish foto, e përsëri foto, deri kur të plotësohet e katërta ditë, kur mbaronte misioni.

Nëse u hedh një sy “udhëtimeve” të Ministrit, shënjuesit thuajse kanë një “copy-paste” në çdo takim të organizuar ku ndryshon vetëm shteti dhe rrallë flitet për ndonjë specifikë të veçantë.

Gjithsesi në një prej takimeve të organizuara nga një shoqatë studentësh, nën përkujdesjen e ambasadës mesa dukej, Majko u mundua të prezantojë një strategji për diasporën, që për të gjithë ata që kanë ndjekur sadopak “përkujdesjen” e shtetit shqiptar për mërgimtarët, e shikojnë të stërpërsëritur prej vite e vitesh, ku ndonjë arnim aty-këtu, do të bënte mbulonte vjetërsinë, së paku që nga viti 2005.

Askund nuk di saktësisht as për “stofin” as për arnat e të ashtuquajturës platformë, dhe më e çuditshmja është se në këtë strategji nuk është thënë të jenë përfshirë mërgimtarët. E fjalët e përgjithshme krijojnë mjaftueshëm pluhurin për sytë e pavëmendshëm, që mbase edhe mendojnë se Majko çoç mund të bëjë ndonjë gjë.

Se sa serioze është kjo puna e Diasporës për pushtetarët, apo këto rrjeshtat e shkruara,  mjafton të theksohet se në asnjë moment, në asnjë takim Ministri i Diasporës, nuk ka qenë i gatshëm, (lexo nuk ka guxuar)  që të garantojë mërgimtarët e Shqipërisë zyrtare, se në zgjedhjet e ardhshme do të kenë të drejtën e votës, siç e kanë emigrantët thuajse në të gjithë botën dhe se në rajon janë të vetmit që nuk mund të votojnë në vendet ku jetojnë.

Edhe apartiakët më të ftohtë do të mund të pyesin se sa vite në pushtet u duhen për të “përfshirë” emigrantët, në mos të kërcasin në ndonjë tepsi pushteti…

Gjithësesi përderisa Britania ka shumë specifika të veçanta, (ku mbase interesimi për votim mbetet i sfumuar për arsye dhe rrethana të caktuara), janë ca çështje të tjera që mund të adresohen.

E kush më mirë se Ministri Majko do të mund të këpusë lakun?

Institucionalizimi i një dialogu diasporë-shtet amë duket se vazhdon të mbetet krejtësisht anemik, ku Samiti i Diasporës është dëshmi konkrete. Qeveria jo vetëm që nuk e organizoi më, (madje edhe vete ministri Majko e perifrazoi si një takim ku u pamë me njëri-tjetrin), por duket se duhen disa PR gjeni ë t’ua mbushin mendjen mërgimtarëve të ulen në “logun e kuvendit” në të njëjtën “ndenjë” ku nuk u tha e nuk u bë asgjë.

Ka një dëshmi tjetër që shkon deri në përçmim ndaj diasporës, që është aeroporti i Rinasit. Edhe vete ministri e pranoi që ndjehej i turpëruar, madje që Mali i Zi po i nginte biletat vetëm se mërgimtarët shqiptarë kalojnë andej, por edhe pse çdolloj justifikimi koncesioni është hequr, asgjë nuk bëhet. Pritet se ndonjë lajm nga ata të ububushmit për aeroportin e Vlorës, do të jetë së paku shpëtim, për të “kaluar” në pyetjen tjetër, edhe për Majkon. Asnjë fjalë, asnjë premtim jo se jo, se çoç del blof pastaj, si puna e marrëveshjes mes qeverive, që nuk u vu në zbatim për heqjen e doganave mes dy shteteve shqiptare, ku Majkos “iu krua shpina” të dilte dorzan… siç  pranoi vetë që na qenkërkan disa oligarkë, andej e këndej, që e këpusin në dysh çdo vendim qeverie… e kushedi se ç ‘mund të thuhet për takën e rrugës së kombit…

Ministri nuk mundi të thotë asgjë as për ndonjë platformë/strategji të shtetit shqiptar për të rinjtë e sapoardhur, as për përfshirjen e të paktën 23 doktorë shkencash që ne i kemi identifikuar në Britani dhe që mjerisht, jo për faj të Majkos  thuajse asnjë jo vetëm nuk gjendej në sallë, por as që mundën ta takojnë Ministrin. Gjithkush mund të kuptojë pasurinë e jashtëzakonshme që përbëjnë këta doktorë shkencash për shtetin/shtetet, por mbase nuk mund të kuptojnë indiferencën e institucioneve shqiptare, duke filluar nga ambasada.

Specifika e tjetër për Britaninë mbetet moslejimi i makinave britanike, me krah të djathtë, sipas Majkos për arsye se ca specialistë paskan shprehur një opinion se qenkan të rrezikshme, ndërkohë që asnjë shtet i bashkimit evropian nuk e ka një ligj të tillë.

Kaq shumë përkujdeset shteti/shtetarët për mërgatën saqë së paku mërgimtarët e Britanisë kanë filluar procedurat për të kërkuar ndihmë nga Brukseli, për t’u mbrojtur nga diskriminimi i shtetit amë për çështjen e makinave.

E mbase Majko do të vijë sërish në Londër e sërish do të ketë mërgimtarë që duan të kenë një foto me Majkon(individin), me ministrin apo ish-kryeministrin Majko, por asnjë mërgimtar nuk do të kujtonte Majkon si ministri që nuk mundi…

Pyetjet që i bëmë Ministrit, por s’morën përgjigje.

1.Aeroporti i Rinasit, më i shtrenjti në rajon dhe më gjerë etj etj. A do të mund të garantoje ministri i Diasporës që ketë verë Rinasi do të ofroje çmimet e biletave sa të aeroporteve fqinje?

  1. A ka strategji konkrete shteti shqiptar kryesisht pre të rinjtë që po vijnë në Britani dhe që fatkeqësisht në kushtet e mbijetesës dhe po kthehen në lajmet e kronikës së zezë së medias britanike
  2. Ne Britani ka te paktën 23 doktorë shkencash (PHD) që i kemi identifikuar deri tani (Thuajse asnjë nuk ishte prezent) . A është kontaktuar ndonjë qofte edhe për të hartuar ato projektet për diasporën?
  3. A do të mund të ndihmonte shqiptaret e Britanisë që mbeten të diskriminuar për shkak të makinave në krah të djathte dhe nga raportet zyrtare të nga Ministria e Brendshme nuk rezulton se janë shkak për aksidente.

5.Nese nuk u sigurohet e drejta e votës emigranteve shqiptare në vendet ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme a do ta mund të konsiderohet i dështuar misioni i Ministrit të Diasporës.

Previous Post

Debati live për teatrin/ Ku u kap mat Mirela Kumbaro?

Next Post

Jep dorëheqjen ambasadori Qirjako Qirko

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Jep dorëheqjen ambasadori Qirjako Qirko

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.