Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila ka treguar hapur që është homoseksuale, është sulmuar me acid butirik, gjatë paradës ‘Rainbow” që është mbajtur në Vjenë.
Siç njoftojnë mediat austriake, një person i panjohur kishte hedhur sprej në fytyrën e Lunacek i cili përmbante acid, derisa ajo po jepte një intervistë televizive gjatë paradës në kryeqytetin austriak.
Siç shkruan Huffingtonpost, për fat të mirë, acidi nuk i kishte shkaktuar ndonjë lëndim, përveç që i kishte bërë me ngjyrë rrobat e saj dhe pajisjet e kamerës që ishte duke xhiruar në ato momente.
“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Këto lloje të rasteve të izoluara tregojnë se lufta për tolerancë, respekti dhe pranim në Austri ende nuk kanë përfunduar”, citohet të ketë thënë Lunacek.
“Homoseksualët dhe transeksualët, duhet të luftojnë çdo frikë, dhe të tregojnë se nuk janë vetëm një pjesë e shoqërisë, por qendër e saj”, ka vazhduar Lunacek.
Organizatorët janë shprehur të trishtuar me këtë ngjarje, pasiqë kanë thënë se kurrë një gjë e tillë nuk ka ndodhur në këtë Paradë.
Ndryshe, Lunacek është një mike e madhe e Kosovës. Lunacek është edhe raportuese në Parlamentin Europian për Kosovën















