Sot në mëngjes e gjithë policia e Londrës ishte në këmbë pas kërcënimit për një sulm terrorist në kryeqytet. Edhe policët që ishin pushim erdhën me urgjencë në punë si pasojë e një mesazhi telefonik që po qarkullonte herët në mëngjes ku thuhej se Metroja e Londrës do të sulmohej nga terroristët. Kur rajonet e policisë u tejmbushën me oficerë që nuk duhej të ishin në detyrë u zbuluar se mesazhi telefonik kishte qenë një mashtrim dhe se qimja ishte bërë tra. Autoritetet akoma nuk kanë mësuar origjinën e tekstit, por u shprehën se situata është nën kontroll dhe vendi është i sigurt pavarësisht kërcënimeve të shpeshta terroriste.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















