Shkon në 367 numri i pesonave të proceduar penalisht nga policia me akuzën për ndërtim pa leje. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thekson se në zbatim të detyrave institucionale, po vijohet me masat e ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje. Për pasojë, 32 persona janë arrestuar, pasi janë kapur në flagrancë duke ndërtuar në objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit. Ndërkohë 325 shtetas të tjerë autorë të ndërtimeve të paligjshme janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 12 shtetas janë shpallur në kërkim. Vetëm në fundjavë, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 54 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme. Numri i më i madh i ndërtimeve pa leje është konstatuar në qarqet Tiranë, ku deri në këto momente janë evidentuar 97 raste, në Durrës ku deri në këto momente janë evidentuar 54 raste, në Elbasan 51 raste, në Fier 33 raste, në Lezhë 34 raste.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















