Gazeta Kathimerini, më e madhja në Greqi, shkruan se Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos është vënë prej kohësh në qendër të sulmeve në Shqipëri. Sipas gazetës, këto sulme vijnë nga nacionalistë ekstremistë dhe islamikët. Gjithashtu, ato ndihmohen edhe nga Shërbimet Sekrete, -nënvizon gazeta. Në shkrim thuhet se me anë të sulmeve ndaj kryepeshkopit Janullatos synohet të prishen ekulibrat e harmonisë fetare në Shqipëri. Theksohet se Janullatos i ruajti këto ekuilibra teksa po punon për ringritjen e kishës. Por në Shqipëri ka fanatizëm fetaro – politik dhe politika e Shërbimet Sekrete po e shfrytëzojnë këtë fanatizëm kur bëhet fjalë për të sulmuar Anastas Janullatosin, -vijon më tej Kathimerini. Sipas saj, Anastasi konsiderohet më i rrezikshëm se xhihadistët dhe asnjë klerik nuk është sulmuar si ai. Kathimerini ngre pyetjen, “kush ka interes ta eklipsojë atë?”. Në shkrim përmendet edhe një deklaratë e ish –kreut të SHIK, Fatos Klosi, e bërë në prill të këtij viti, sipas të cilit, shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me ndërhyrjet e Kishës Greke në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërise sesa me islamikët.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















