Edhe pse i ishin dhënë 30 ditë paraburgim, sot është liruar edhe imami tjetër i BIK-ut, Enes Goga. Imami nga Peja është liruar pas kërkesës së prokurorit Haki Gecaj të bërë ditën e hënë.
Ndërsa vendimi për lirimin e tij është marrë sot nga gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva.
Xhamati i Pejës po e pret në rrugë Enes Gogën
Pas marrjes së lajmit për lirimin e tij, në hyrje të qytetit të Pejës, te qendra tregtare ETC janë mbledhur një grup besimtarësh për të pritur kryimamin e Pejës, Enes Goga.















