Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk është mirë nga ana e deputetëve që të hyjnë në mënyrë të paautorizuar në sallën e Kuvendit, kur sipas tij, dihet se vazhdimi i seancës është shtyrë nga kryesuesja e seancës në mënyrë ligjore.
Krasniqi tha se deputetët që ishin në sallën ë Kuvendit sot, po i bëjnë injorim eklatant procesit të zgjidhjes së këtyre çështjeve përmes takimeve me Presidenten.
Ai tha se PDK-ja do të veproj vetëm në pajtim me Kushtetutën për zgjidhjen e kësaj çështje.
Këtë e ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...