Vazhdojnë skandalet në arsim në Maqedoni sidomos me tekstet shkollore. Kësaj radhe një gaf tjetër vërehet në librat shkollor, por nga ana tjetër nënkuptohet edhe si një politikë provokuese. Portalet në gjuhën shqipe kanë publikuar një pjesë të librit të “Shoqërisë” për klasën e pestë, ku flamuri i Kosovës shënohet si flamur i Greqisë.
Në faqen ku mësohen hartat e shtetve fqinje të Maqedonisë, shfaqet një informatë skandaloze për nxënësit. Aty në flamurin e Kosovës, shkruhet se është Greqia, me ç’rast flamurin grek nxënësit fillorist të Maqedonisë e dinë sikur të jetë i Kosovës!
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që nxënësve fillorist u jepen mësime nga libra tejet kontradiktor, dhe me informata skandaloze. Ministria e Arsimit vazhdon të heshtë lidhur me këto skandale, duke premtuar se do të evitojë këto lëshime dhe skandale.















