Mirëpo, është në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmërinë që ta sakrifikojë Kosovën për ta mbrojtur komisionin e tyre, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikuar të dhënat.
Kështu ka deklaruar Lekaj, duke shtuar se nuk e kanë përkrahur protestën e së enjtes të “Vetëvendosjes” pasi, siç thotë ai, ka qenë e pakoordinuar nga të gjitha partitë e opozitës dhe shoqërisë civile.
“Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë”, theksoi Lekaj.





















