• Latest
  • Trending
  • All

Dosja e Zhegrës, ja kush janë serbët e dyshuar për krime gjatë luftës

07/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja e Zhegrës, ja kush janë serbët e dyshuar për krime gjatë luftës

07/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Sipas dëshmive të gjitha operacionet që ka kryer ushtria serbe në Zhegër gjatë vitit 1999, janë kryer në bashkëveprim me serbët vendorë. Ishin banorët serbë të Zhegrës që kishin kërkuar ndihmë nga Nishi dhe Serbia.

Sipas të dhënave që janë evidentuar në kallëzimin penal vetëm nga burgu i Nishit në Zhegër ishin sjellur 8 autobusë me 500 paramilitarë, me targa të Nishit, Smederevës, Prokupljes, Kraljevës, Novi Sadit etj. “Edhe pse Komisioni që kishte hartuar kallëzimin penal kundër kryesve të krimeve dhe kishte dorëzuar atë në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, kjo dosje kurrë nuk është hetuar”, thotë Rrahim Bajrami.

Bajrami ndihet i zhgënjyer në organet hetuese dhe në Prokurorinë e Gjilanit e cila asnjëherë nuk ka bërë përpjekje që të merret me Dosjen e Zhegrës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Vërtetë ndihem i befasuar qysh askush nuk na ftoj të dëshmojmë për Kallëzimin penal që e kemi dorëzuar në ish Prokurorinë e Gjilanit. Ne ende nuk heqim dorë nga ajo dosje sepse aty ka të dhëna, ka dëshmi, ka fakte e prova që bëjnë përgjegjës serbët e dyshuar që kanë marrë pjesë në krime”, tha Bajrami, raporton rajonipress.

Edhe në fshatin Zhegër ushtria serbe e cila ndihmohej edhe nga serbët vendës vrau 13 shqiptarë dhe plagosi shtatë veta.

Sipas të dhënave që ka grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 në këtë fshat janë vrarë 13 veta dhe janë plagosur 7 persona.

Në fshatin Zhegër gjatë luftës forcat serbe kanë bërë shumë dëme materiale. Sipas shënimeve, ushtria serbe dhe grupet paramilitare kanë djegur 410 shtëpi, 104 traktor të plaçkitur, tre kamionë, 200 vetura, 96 motokultivatora, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgona.

Sipas komisionit të fshatit, të kryesuar nga Rrahim Bajrami, Musli Ukshini dhe Nezir Neziri, vlera e dëmit arrin në 19 milionë e 320 mijë euro.

Fatmirësisht banorët e Zhegrës i kanë njohur drejtuesit e operacioneve të vrasjeve në Zhegër dhe për dallim nga fshatrat e tjera kanë bërë një kallëzim penal qysh në vitin 2005 në Prokurorinë e Qarkut , ku kanë akuzuar disa serb vendor si të dyshuar në krimet në fshatin Zhegër.

Bajrami thotë për rajonipress se ne nuk heqim dorë nga ndjekja penale përkundër faktit se ish Prokuroria e Qarkut për këto vite nuk ka bërë as edhe më të voglën përpjekje për të zbardhur rastin.

Bajrami tha se që nga koha kur është dorëzuar Kallëzimi penal askush nuk i ka ftuar të dëshmojnë edhe pse ne nuk heqim dorë meqë në pyetje janë mbi 13 njerëz të vrarë e disa të plagosur dhe mbi 400 shtëpi të dëmtuara.

Bajrami tha se Këshilli i fshatit, i cili përbëhej nga anëtarë të tri subjekteve politike, LDK, PDK dhe AAK, me përfaqësues Rrahim Bajramin, Musli Ukshinin dhe Nezir Nezirin e kanë dorëzuar Dosjen e Zhegrës në Prokurorinë e Qarkut.

“Të gjitha elementet e veprave penale, përshkrimin e vrasjeve , dëshmitë dhe deklaratat e dëshmitarëve ndodhen në atë dosje. Ende nuk e kemi të qartë pse nuk ka filluar asnjë hetim. Ne nëse është nevoja do ta dërgojmë Dosjen edhe në Strasburg dhe së fundit edhe në EULEX”, tha Bajrami.

Sipas dëshmive të gjitha operacionet që ka kryer ushtria serbe në Zhegër janë kryer në bashkëveprim me serbët vendor. Ishin banorët serb të Zhegrës që kishin kërkuar ndihmë nga  Serbia.

Të gjithë këta paramilitarë ishin sjellur më 29 mars 1999 dhe në mesin e tyre kishte të droguar dhe të atillë që ishin të dënuar me vepra të ndryshme kriminale. E veçanta e aksionit në Zhegër ishte se serbët vendor i kishin pritur me lista në dorë paramilitarët.

Edhe vrasjet e shqiptarëve në Zhegër i ka konstatuar në një procesverbal ish gjykatësi hetues serb Zhivojin Jankoviq në prezencën e inspektorit të SPB-së Jovica Petroviç.

Sipas konstatimit të këtyre mjekëve viktimat janë vrarë me armë zjarri. Vizuelisht kufomat i ka shikuar mjeku dr. Vasiq Hranisllav thuhet në procesverbalin e datës 31 mars 1999. Në këtë procesverbal nuk jepen emrat e dëshmitarëve dhe nuk është bërë identifikimi i kufomave.

Në kallëzimin penal janë të evidentuar disa emra të serbëve të Zhegrës që janë të përfshirë në vrasjet e bashkëvendësve të tyre.

Sipas listës emrat e serbëve të dyshuar janë: Momqillo Mihajlloviq, ish kryetar i bashkësisë vendore në Zhegër. Ky person konsiderohet se ka furnizuar me armë serbët e Zhegrës. Është përgjegjës se ka ftuar paramilitarët e Arkanit dhe Sheshelit në Zhegër dhe u ka afruar listat e shqiptarëve për likuidim. Gjura Llaziq ish ministër pa portofol. Bogdan Periq ish kryetar i Komunës së Gjilanit, Tomisllav Mihajlloviq ish drejtor i organizatës punuese “Pomoravlje”. Stavra Zhivojin Veliqkoviq ishte komandant i mbrojtjes territoriale për Anamoravë. Millan Sllobodan Milenkoviq, ish zëvendëskomandant i stacionit policor në Zhegër. Pera Qedomir Jovanoviq ish komandant i zonës ushtarake në Gjilan. Tihomir Sllavko Paviq, referent i Bashkësisë Lokale në Zhegër është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve ushtarake në Zhegër.

Dragan Naskoviq – komandant i stacionit policor në Zhegër. Është fajtor për të gjitha rrahjet dhe maltretimet e shqiptarëve të Zhegrës.Bllazha Sava Stojanoviq ish kryetar i partisë Socialiste të Serbisë në Zhegër. Dyshohet se ka marrë pjesë në djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve. Sinisha Sllavko Paviq, ish inspektor i lartë në sigurimin shtetëror të Gjilanit. Dyshohet se ka përgatitur listat për likuidimin e shqiptarëve të pafajshëm. Budimir Stanko Milenkoviq, Stanko Svetozar Petkoviq, ish polic rezervë i përfshirë drejtpërdrejtë në aktivitetet likuiduese të shqiptarëve. Pera Millan Stojanoviq, Rade Millan Stojanoviq, Aleksandër Milivoje Periq (1961), Dragan Milivoje Periq, Sasha Velin Novakoviq(1963), Jovica Zhivorad Veliqkoviq(1963) , Nenad Millorad Mlladenoviq, Zoran Zhivko Trajkoviq (1961), Srboljub Petroviq (1930), Jovan Zhivko Maksimoviq (1938), Dragan Velin Novakoviq (1964), Svetozar Gjorgje Marinkoviq (1959), Dragan Momqillo Mihajlloviq (1959), Zhivko Zarko Pamiq, Ivica Stavra Veliqkoviq, Jovan Nikolla Stojanoviq (1947), Jugosllav Millorad Mihajlloviq, Zvonimir Bllagoje Paviq (1949), Qedomir Kostadin Periq (1948), Gjurgja Dragolub Milenkoviq.

Në kallëzimin penal figurojnë edhe 64 emra të serbëve të Zhegrës të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në plaçkitjen, djegien, rrahjen, torturimet e banorëve të Zhegrës.

Gjithashtu gjatë kohës së luftës shtatë zhegran janë dërguar me dhunë në burgun e Vranjës ku janë rrahur dhe torturuar.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Lekaj: Jemi të gatshëm për kundërshtimin e demarkacionit edhe me protesta

Next Post

Thaçi: Pjesëmarrja në Rio forcim i subjektivitetit ndërkombëtar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Thaçi: Pjesëmarrja në Rio forcim i subjektivitetit ndërkombëtar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.