Lideri i Vetëvendosje-s, Albin Kurti është shprehur se marrëveshja mes tre forcave opozitare është hapi i parë drejt ndryshimit të kursit politik në Kosovë.
Sipas tij, kjo qeveri do ti ndalë në mënyrë urgjente bisedimet me Serbinë.
“Jemi takuar me përfaqësues të LDK, AAK, si dhe NISMA. Tema boshte ka qenë pa mundësia e formimit të Qeverisë Thaçi 3. Privatizimi e as shitja e disa ndërmarrjeve nuk kanë kontribuar zhvillimin ekonomik andaj ka nevojë për një kurs të ri”, ka thënë Kurti.
Në fund, Albin Kurti ka theksuar se nuk duhet vazhduar as implementimi i asocacionit të komunave serbe në veri, si dhe pirvatizimi i disa ndërmarrjeve.













