Albin Kurti thotë se derisa ka dialog me Serbinë, nuk po ka as zhvillim ekonomik as ndalje të korrupsionit. “Kur kryeministri e ministrat po fluturojnë për Bruksel, po kidnapohet komplet agjenda e shtetit”, tha Kurti. Ish kryeministri Thaci nuk ka ardhë asnjëherë në Komisionin për Punë të Jashtme, zv. Kryeministrja Tahiri ka ardhë vetëm një herë. 24 herë Thaçi e ka takuar Daçicin brenda vitit për bisedime. Unë nuk e kam takuar nënën time 24 herë, ka thënë ai.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një intervistës në Klan Kosovëa, tha se nuk është e vërtetë se nuk janë të interesuar të vazhdojnë me bisedime për marrëveshje me LDK, AAK dhe Nisma. Kurti tha se ky është një sulm i padrejtë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që mendojnë se VV e ka qëllimin të çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Kjo nuk është një vërtetë është një sulm i padrejtë sepse ne jemi marrë vesh mbrëmë dhe sot e kemi përgatitur tekstin të nënshkruajmë. Ndërkaq, sot ndodhi e kundërta marrëveshja ishe anuluar”, tha Kurti. Ky i fundit thotë se bisedimet me treshen opozitare do të vazhdojnë por se gjatë këtyre bisedimeve mund edhe mos të ketë sukses.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















