• Latest
  • Trending
  • All

Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi

05/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi

05/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Xhemal Ahmeti

Janë arrestimet spektakulare të imamëve dhe radikalëve qimeçartur që do të dominojnë kronikën e vitit që ikën? Apo hadesi i pritjes gjashtëmujore, ai modus mortus-i që primatët grindavecë ia detyruan vendit do të jetë monumenti monolit i copëkujtesës me numrin 2014? Dronin në kryeqytetin serb sigurisht se nuk do ta harrojë kush, madje dyshojmë se fluturakja e tifozit kuqezi do të avancohet në legjendë me potencialin për të banuar me shekuj në mbamendjen  formëkonzervë të sojit të romantikëve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kosova e re ia shtoi vetes edhe një vit pleqërie. Urtësohet apo matufoset? Varet nga bilanci i këtij viti: ndodhi diçka që vërtet hap shpresa apo u përballëm në pasqyrë sërish e shpesh me veten e depresionuar, të paforcë, edhe më eshtragrumbulluar, strukur se sa në kohën kur kishim aq shumë arsye t’i kenë fajet tjerët që na mbanin rob.

Politika është sfera nëpërmjet së cilës shqiptarët justifikojnë çdo dështim të tyre. Këtë konstatim nuk e fitojmë vetëm kur veshët na bëhen viktimë e zhargonit irracional të romantikëve që nuk i gjeti as lufta e fundit, por sa herë kur qytetarit nuk i konvenon diçka ose dështon gjithë kohën kur është zgjuar, ai ka fajtorin në xhep: Shteti, partitë, politika janë satanokracia që përmbys gjithçka. Dhe fajtori nuk është imagjinar. Ai, shteti, nuk është përgjegjës edhe për ata qytetarë që gjithçka presin në pjatë, mirëpo për dështimet e veta patjetër. Ashtu siç është kontribuuese Qeveria e tij edhe për sukseset e ndryshme.

Politika i doli premtimit të saj për të ofruar zgjedhje demokratike zot – në planin e sigurisë dhe “fair playt” gjatë votimit la shembullin e vendit më të përparuar të rajonit. Përkundër grindjeve shpesh vulgare të medieve ato nuk eskaluan në dhunë masive objekteve ku votohej. Arrestimet, ekseset dhe incidentet që i planifikonin  grupe të caktuara radikale u menaxhuan mjeshtërisht nga organet e sigurisë.

As këtë vit Qeveria nuk arriti t’i artikulojë qëndrimet e saja, rolin e saj në kontekst të politikës rajonale dhe globale. Ajo më shumë doli si një filial egosh të huaja sesa një Qeveri me objektivat dhe strategjitë për favorizimin e interesave të veta. Për shkak të mosluftimit të korrupsionit shtetëror, paaftësisë për t’i përmbushur katalogët me kushte të BE-së dhe shumë organizatave të tjera sforcoi izolimin e vendit. Imponoi eksod të ri. As në këtë mandat Qeveria nuk deshi të ecë as vijave më të trasha të hartës së mjerimit kolektiv për të përmirësuar diçka: të varfrit janë edhe më të varfër, të sëmurit nuk shërohen, por ndihmohen që të vdesin më shpejt dhe shkollat janë vendet, ku të rinjtë as si azile nga katastrofat natyrore nuk duan t’i shfrytëzojnë.

Teposhta në fakt nisi që nga shpallja e zgjedhjeve. Partitë u sollën si një shtab improvizimi permanent të politikës serioze. Ato harruan premtimet, planet dhe idealet dhe gjithçka reduktuan në maksimën kush do të jetë i pari i fisit. Lufta ndërpartiake e 2014-s do të hyjë në kronikë si ajo e subverzionit të self-made men-ëve të Frederick Douglass-it (1818) në disfavor të shoqërisë kosovare.

 

Ekonomia me gjithë kanceret që mafiozojnë shumicën e gjymtyrëve të saj nuk rezulton e nivelit që lë të vdesin për bukë shtresa të caktuara të shoqërisë. Përkundrazi: ndoshta pikërisht tregu i zi, panormëzimi ligjor, korrupsioni i përditësuar i të papushtetëve (qytetarëve) ua siguron atyre ekzistencën minimale. Në raste të veçanta edhe më tepër. Përndryshe si do të ishte i mundshëm financimi i ikjes së skamnorëve drejt botës? Si do të ishte i mundshëm financimi i gjithë atyre radikalëve të ushtrojnë terror apo të delegojnë martirë në luftëra të huaja pa qenë të pakorruptuar, jashtëligjor? Edhe një pjesë milionash që derdhet nga diaspora në familjet e vendit, pa zonat gri nuk do të ishte e mundshme, sepse një pjesë e tyre nuk frekuenton kanaleve legale dhe të normëzuara të vendeve nga mbërrijnë. Këtë kanal, edhe më me rrezik e përdorin edhe ca subjekte (parti dhe shoqata) që marrin injeksione financiare nga grupe parapolitike të diasporës.

Gjersa ky korrupsion përdoret si i vetmja mundësi mbijetimi ai që ndodh në politikë është i natyrës totalisht mafioze: Janë të rrallë ata politikanë që nuk lobojnë, punojnë apo janë të lidhur ilegalisht ngushtë me biznese të ndryshme, ku më shumë operojnë jashtë ligjit se sa në suaza të tij. Çdo ministër, drejtor është bërë multimilioner brenda një kohe fare të shkurtër. Askush askujt nuk i jep llogari për veten, por secili përpiqet të tregojë se pse dhe çka ka tjetri, gjë që duket sikur bëhet me plan: sa më shumë spekulime ndaj tjetrit aq më shumë spekulime ndaj meje dhe në fund banalizohet e hiperbolizohet aq shumë saqë qytetarët binden se s’ka të vërtetë.

Përtej këtyre dy grupeve (qytetarëve dhe politikës) megjithatë ekziston një ekonomi tregu e ndërmarrjeve të mesme që ecën. Është më shumë kontribut i këtyre që drama nuk është edhe më e thellë dhe që lënë një portë hapur se vullneti ekziston dhe shpresat duhet ekzekutuar fare. Këto si duket krijojnë balancën dhe ruajnë situatën nga eksplodimi total, sepse sidomos nga rajonet rurale dhe semiurbane kanë krijuar një strukur modeste jete për njerëzit ku operojnë.

Kultura e ka më së keqi. Ishte vit temash diplomash të falsifikuara, profesorësh, rektorësh të instaluar jo për shkak të kualitetit, por në sajë të servilitetit. Shkollat – siç thamë edhe më lart – drejtohen, menaxhohen nga akrobatë politikë, që jo vetëm me arsimin nuk kanë lidhje, por mundësisht do të ligjëronin për shefin e partisë e pa libra. Librat e mësimit nuk janë të tilla, por kolazhe insinuatash ideologjike, pa sistem, pa efekt ose të prira për ta shndërruar nxënësin në defekt irracional. Ministria e Arsimit merret me politikë e as vitin që shkoi nuk diti ta bëjë një ofensivë vendeve të pasura për t’i sanuar së paku shkollat kryesore, për të fituar asistencë në konceptimin e mësimit sipas standardeve të botës e të ngjashme. Universitetet vazhdojnë të jenë kazermat për dëbimin e trurit aktiv. Shkenca? Çka do të thotë kjo në Kosovë? Shteti edhe për këtë vit dëshmoi se është i pakulturë. Ai nuk qe i aftë as reliktet, muzetë dhe institucionet tjera t’i reformojë sa për të qenë atraktive për qytetarët dhe botën e lëre më shumë. Gjithçka çka bën është ngarendja për t’i përqafuar (edhe si të vetat) arritjet e individëve në fushën e sportit dhe shpërndarja e çmimeve për tezet e ministrit.

Përtej zyrave të shtetit kanë ndodhur disa ngjarje që flasin për potencialin e shoqërisë që ta mbajnë gjallë dinamikën kulturore. Janë botuar plot libra – edhe pse pjesa dërrmuese pa ndonjë vlerë relevante. Në shtyp u shfaqën disa analiza mbi shoqërinë, letërsinë, artet edhe në një vit kur shumica e medieve, sikur të kishte vendosur t’i bëjë atentat kulturës. Mediet vazhdojnë që showbiz-in ta shesin me çdo kusht si kulturë e kulturën si rubrikë për zbavitje një klani minor primitivësh. Po në këtë drejtim ecin edhe të televizionit, të cilat në masë kënaqin publikun me saga orientale, ato kopjet e shëmtuara të serialeve amerikane si “Dallas”, “Dinastia” të viteve të 70-ta. Debati kulturor në media nuk ekziston. As përshkrimi i veprave, ekspozitave dhe ndodhive tjera të drejtimit.

Shoqëria të ishte aktive Kosova do t’i kishte punët shumë më mirë se ç’janë bilancet në fushë të ndryshme të kësaj analize të zymtë. Përkundër kësaj një dritë shpresëmbjellëse brenda shpellës duket. Gjatë fushatave të ndryshme polemizuese për probleme të caktuara dhe gjatë zgjedhjeve, mirëpo doli në shesh një shoqëri tepër e pjekur (më rezistuesja e rajonit) karshi sidomos grupeve që çdo gjë donin ta shndërrojnë në krizë kombëtare, revolucion dhe atë vetëm nëpërmjet nxitjeve paushall se sa nëpërmjet ndonjë doktrine serioze u treguan “refuzues estetik” edhe atë par exellance. Shoqëria kosovare me gjithë problemet e rënda nëpër cilat kalon nuk doli nga shtrati i paqes nëpërmjet histerive nacionaliste, destruktive siç bënë ca të tjera e siç ua veshën ca vendas të tyre publikë. Ajo ruajti gjakftohtësinë sikur më shumë se çdokush nga politikanët, analistët dhe publicistët të kishte kuptuar haraçin që do ta paguante vendi i tyre nëse përlanin rrugëve, madje duke zgjedhur edhe rrugën e ikjes para asaj të demolimit, vandalizmit.

Mediat për nga puna shkëlqyen: Portali “Express”, duke thyer tabu pa kompromis dhe duke informuar shpejt dhe vizualisht bukur për çdo ngjarje të rëndësishme (dhe të parëndësishme). Muajve të fundit ajo mori timonin e medieve më të lexuara online të gadishullit dhe menjëherë pas kësaj ka filluar të stabilizohet edhe në aspektin kualitativ të informimit me komente e analiza që lirisht mund të krahasohen për nga profesionaliteti dhe niveli me ato të medieve të mëdha evropiane. Po serioze dhe profesionale rri gazeta “Zëri” që prin për nga hulumtimi i temave në kulturosferën shqiptare. Me editorialet dhe reagimin e shpejtë profesional ndaj temave online dhe në print ajo ecën në drejtimin për t’u bërë ndër referencat më të mira dhe të besueshme ballkanike. Ajo në pjesën e dytë të vitit ka ndikuar shumë “Agenda Setting”-un e shoqërisë, politikës. “Koha ditore”, dikur gazeta më elitare dhe objektive ballkanike që shërbente si referenca numër një e diplomacisë, medieve të botës ka pësuar luhatje; e para për shkak të luftës agresive, totalisht të njëanshme ndaj politikave e pro partive të caktuara dhe e dyta për shkak të joseriozitetit të një pjese editoriale të saj. Kohëve të fundit si duket rikthehet në “misionin e saj” të informimit dhe analizës objektive. KTV-ja dhe “KlanKosova” me pjesën e tyre debatuese nuk dallojnë nga TV-të e mëdha serioze, evropiane. Në segmentin filmik, të dokumentarëve janë e keqja e vetes. Në aspektin e sportit: shkëlqejnë brenda mundësive që kanë. Në aspektin informativ (prezantues) u përngjajnë ditarëve të socializmit me moderues sikur të ishin ata ushtarët e viteve të 70-a që në perëndim prezantonin motin: çalime në gjuhë, artikulim katastrofal temash e lajmesh dhe pa asnjë fantazi kreative gjatë ekspozimit. “KlanKosova” ecën në këtë drejtim. Të tjerat jo.

 

Çka mund të ndodhë? Ka Qeveria e sapozgjedhur për vitin 2015 një agjendë, resurse intelektuale dhe mundësi reale që ta menaxhojë ndryshe? Po. Ka resurse, asistencë, njerëz dhe një shoqëri që duron shumë. Do të arrijë ajo që të thyejë çelësin e hekurt të ndarjes së pushtetit sipas partive dhe do të bindë individë me potenciale të ndryshme që të angazhohen për vendin e tyre? Ende nuk dihet. Tash për tash nuk lëviz ende në këtë drejtim. Bilanci siç e vizatuam lart nuk duhet të përsëritet. Po u përsërit dhe kushdo që të jetë faktori kryesor do të jetë ai që do ta vrasë lirinë, do ta rrezikojë ekzistencën e shtetit dhe do të hyjë në histori edhe më keq se shumë tiranë, idiotë dhe dandi të historisë së deritanishme kosovare.

Do t’ia kthejnë mediet borxhin kulturës? Do të ashpërsojnë rregullat e tyre për sigurimin e kualitetit të tyre. Po vetëm nëse pavarësohen edhe më shumë nga xhepi i pronarëve të tyre, pra nëse arrijnë që të sigurojnë kafshatë vetë. Kualiteti është i mundshëm dhe edhe pa lexues “kuriozitetesh bioseksuale” mund të përparojnë në lexueshmëri e shikueshmëri. Më të mirat se të tjerat e rajonit janë qysh tash.

Ekonomia varret shumë nga politika. Nëse ajo nuk është e korruptuar, një vend i vogël si Kosova nuk e ka rëndë të bëjë edhe një diplomaci paralele ekonomike që vërtet mund të bëjë “mrekullia”.

Shoqëria civile nuk mund të japë edhe më shumë se deri tash. Ajo i plotësoi të gjitha kushtet e një shoqërie, të civilizuar, demokratizuar, që është e detyruar të mbijetojë edhe me truqe të zonave gri.

Previous Post

Shqiptari fle rrugëve të Londrës për të siguruar para për shërimin e vajzës….

Next Post

Shanset janë në duart tona

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shanset janë në duart tona

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.