Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj. Ai po fle nëpër trenat e Londrës. Anglisë ia ka mësyer për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë…Ali Haliti nga fshati Poklek i Skënderajt ka shkuar në Londër qe 3 muaj. Haliti po kërkon punë e po kërkon ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.
Shteti i Kosovës duket se nuk i ka ofruar ndihmë. Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.















