• Latest
  • Trending
  • All

Kur nënat nuk mund të flenë

02/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kur nënat nuk mund të flenë

02/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Meri Lalaj

U trondita së tepërmi dhe nuk më zuri gjumi, sepse në një fshat të Shqipërisë afër Mamurrasit dy fëmijë, Evisa dhe Sokoli, bien për të fjetur me barkun bosh. Më sipër tek titulli shkrojta se nënat nuk mund të flenë, kur fëmijët e tyre flenë të uritur, por nëna e këtyre dy vogëlushëve 6 dhe 9 vjeç nuk është më në jetë. Ajo prej tre vitesh po bën gjumin e përjetshëm. Nuk mund t’i mbaja lotët teksa ndiqja emisionin, tok me gazetaren qava edhe unë. Nuk mjafton fakti se këta fëmijë po rriten jetimë, se goja e tyre kurrë më kësaj familjeje nuk do të shqiptojë fjalën “Nënë”, se kurrë nuk do të dëgjojnë zërin e saj të ëmbël, përkëdheljet e ngrohta, përkujdesjen e saj, por duhet të vuajnë edhe kulmin e mjerimit.
Shteti (pasi të plotësohet dokumentacioni i duhur!) do t’ju japë 2100 lekë për të jetuar tre persona një muaj të tërë. Ti Evisa, je e vogël dhe nuk e di se kaq lekë djali i një ministri apo deputeti i harxhon në pushimin e madh duke ngrënë sufllaqe ose hamburger tok me shoqen e tij të klasës. Ti, Evisa nuk di që t’i llogaritësh këto para, por di edhe më shumë sepse di të gatuash bukën me ato duart e tua të vogla dhe në këtë mënyrë ju të tre mund të shuani urinë. Ti nuk e di, se tani që unë po shkruaj, ndonjë xhaxhi deputet apo ministër është duke hedhur një pako milionshe me kartëmonedha eurosh në tryezën ku luhet kumar, por ti di edhe më shumë sepse me ato duart e tua të vogla lan rrobat e babit dhe vëllait, gjë që nuk dinë ta bëjnë as vajzat 20 vjeçare. Ti nuk e di se ka plot vajza të përkëdhelura nga fati, që bëjnë “shopping” (se nuk mund ta përdorin as fjalën shqipe) dhe shpenzojnë menjëherë 100. 000 lekë (të reja sigurisht), por ti, amvisë e vogël e heshtur posi ndonjë Hirushe je e detyruar të rrish pranë vatrës me tym e zjarr dhe të trazosh poçen me fasule që ju të tre të mos mbeteni të uritur.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në emisionet e të gjitha kanaleve televizive ditë e përditë jepen këshilla pambarim si të dobësohemi, po ashtu orë të tëra të emisioneve janë të mbushura plot e përplot me receta gatimi. Gazetat ditë e përditë merren me jetën e personazheve (V.I.P.) çfarë hanë në cilët restorante drekojnë, si vishen në cilat shitore i blejnë veshjet e plot budallallëqe të tjera, ndërsa ti, Evisa nuk ke kohë as të luash përjashta me shoqet, sepse mbi supet e tua të vogla mban një shtëpi të tërë. Je zonjë shtëpie. Ti nuk di se çfarë janë lodrat dhe si mund të festohet një ditëlindje. Dhe, papritmas fati yt më kujtoi Kozetën e vogël të Hygoit, por ajo ka jetuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndërsa ti po jeton në shekullin e njëzetë e njëtë.
Unë e ndiej thellë atë që vuan shpirt yt i vogël, sepse dikur edhe unë kam vuajtur nga uria, edhe unë kam larë rroba me duar, por isha grua e madhe e më duhej të rritja një vajzë të vogël, ja kështu të bukur si ti. Mirëpo këto gjëra ndodhnin nën komunizëm, kur ti Evisa nuk kishe lindur ende. Po tani? Kam luftuar sa kam mundur që të ndërrohej sistemi. Po si mund të ketë fëmijë të uritur këtu në Shqipërinë time?

Më gëzohet zemra vetëm për diçka se ti, Evisa dhe vëllai yt Sokoli, shkoni ditë e përditë në shkollë dhe jeni të parët e klasës. Unë shpresoj shumë se vuajtjet tuaja së shpejti do marrin fund dhe do filloni të jetoni sikurse fëmijët e tjerë të vendit tonë.

Previous Post

Kujdes nga tri shpikjet e PD-së

Next Post

Përse nuk ka triumfuar kapitalizmi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Përse nuk ka triumfuar kapitalizmi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.