• Latest
  • Trending
  • All

Përse nuk ka triumfuar kapitalizmi

02/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Përse nuk ka triumfuar kapitalizmi

02/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Londër – Në zyrat e bankave dhe qeverive ka hedhur rrënjë besimi në pakthyeshmërinë e avancimit të kapitalizmit. Sistemi i bazuar mbi tregun që është zhvilluar në peëndim është përhapur në pothuajse të gjitha vendet e botës. Planifikimi qendror ekonomik i llojit të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës së Maos nuk ekziston më si një sistem i ndarë ekonomik.
Një version mund të vërtitet ende në Korenë e Veriut, por vërtet që është i vetmi i këtij lloji i mbetur në të gjithë botën.

Përballë triumfit gati universal të forcave të tregut, shumë kanë dalë në përfundimin se kapitalizmi ka fituar në një proces evolucioni si ai që ndodh midis specieve. Intensivisht inovativ dhe tepër produktiv, kapitalizmi duket se e ka vendosur cdo lloj tjetër tipi të ekonimisë në rrugën e zhdukjes. Idetë evolucioniste janë depërtuese në kohën tonë, dhe duket natyrale t’i shtrish ato përtej mbretërisë në të cilën u aplikuan për herë të parë. Por, është larg nga të qënit e qartë nëse çdo lloj procesi evolucionist funksionon për shoqërinë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në të kaluarën, mendimtarë me ndikim kanë besuar se një numër sistemesh të ndryshme ekonomike do të fitonin në atë që ata e imagjinonin si një version shoqëror të evolucionit darvinian. Në çdo rast, deri tani, historia i ka nxjerrë të rreme këto pritshmëri. Nuk ka arsye të mendosh që situata është e ndryshme sot. Përparimi në dukje i pandalshëm i forcave të tregut lehtësisht mund të ngecë apo të kthehet pas nga vendimet politike dhe fluksi i zakonshëm i ngjarjeve njerëzore.

Nocioni se shoqëritë dhe ekonomitë evoloojnë nuk është i ri. Një version i kësaj ideje ishte paraqitur nga Herbert Spencer, një profet viktorian i tregut të lirë e pa pengesa, e që tashmë pothuajse është harruar, e idetë e ekzagjeruara të të cilit në një farë mënyre vijojnë të ridalin në sipërfaqe. Ishte Spencer dhe jo Charles Darwin i cili shpiku shprehjen e stëpërdorur “Mbijetesa e më të aftit”. Spencer besonte se lloje të ndryshme shoqërish rivalizonin me njëri-tjetrin sikundër bëjnë speciet në botën e natyrës dhe sugjeronte se dy lloje shoqërish, të cilat ai i quante “militante” dhe “industriale” ishin duke konkurruar në kohën e tij.

Në shoqëritë militante jeta ekonomike ishte e bazuar në forcën dhe drejtohej në njërën apo tjetrën anë nga Qeveria, ndërsa në shoqëritë industriale ekonomite bazoheshin në kontrata dhe në shkëmbimin vullnetar. Monarkitë dhe perandoritë e Europës kontinentale ilustronin llojin militant, ndërsa Anglia e mosndëhyrjes laissez-faire në mes të shekullit të 19-të ishte shembull i mënyrës industriale. Shoqëritë industriale ishin thelbësisht paqësore, besonte Spencer, ndërsa shoqëritë militante ishin të prirura ndaj luftës.

Përgjatë gjithë jetës së tij të gjatë, lindur në 1920, ai ndërroi jetë në 1903, Spencer ishte i sigurtë se cila nga dy llojet e shoqërisë do të triumfonte. Rezutati përfundimtar i evolucionit social do të ishte ai që kapitalizmi do të përhapej gjithkund. Ishte vetëm drejt fundit të shekullit të 19-të, me ngritjen e Bismarkut në Gjermani dhe shpërthimin e Luftës Boere, kur Spencer nisi të dyshonte se shoqëritë militante do kishin epërsi. I përballur me kursin e ngjarjeve, ai i kaloi vitet e fundit të jetës në një gjendje trishtimi të thellë.

Por, ideja se shoqëritë evoluojnë nuk u zhduk. Përkundrazi, dishepullja e Spencer,  Beatrice Webb, sociologe dhe bashkëthemeluese e London School of Economics,  doli me një drejtim të ri për evolucionin social, të kundërt me atë që kishte parashikuar mentori i tij.
Pasi kishte vëzhguar shkallën e varfërisë në Londër, Beatrice e braktisi besimin në laissez-faire dhe e konvertoi atë në socializëm, por ajo vijoi të besonte se shoqëria ishte duke evoluar drejt planifikimit qendror. Së bashku me bashkëshortin e saj, Sidney, ajo u shndërrua në një admiruese të zjarrtë të Rusisë së Stalinit dhe së bashku ata nxorën një libër “Bashkimi Sovjetik,  Një civilizim i ri”. Në botimin e parë të vitit 1935, titulli përfshinte edhe një pikëpyetje pas “Qytetërim i ri”. Por, Sidney dhe Beatrice ishin aq të sigurtë në mendimin e tyre për drejtimin që do të merrte evolucioni shoqëror, saqë e hoqën pikëpyetjen e cila nuk shfaqet në botimet e mëvonshme të librit.

Në ndryshim nga Spencer,  Webb-ët patën fatin e mirë të vdesin,
Beatrice në 1943, Sidney në 1947 ? me iluzionet e tyre të paprekura. Civilizimi i ri që ata prisnin tërë besim nuk u shfaq asnjëherë,  Bashkimi Sovjetik u shkatërrua dhe Rusia sot nuk i ngjason aspak asaj që ata mund të kishin imagjinuar. Por, ideja e evolucionit shoqëror sërish nuk u zhduk dhe në disa rrethe është me fortë se kurrë. Në vitet 80′, fituesi i çmimit Nobel, ekonomisti austriak, FA Hayek paraqiti një teori evolucioniste të ngjashëm me atë të  Herbert Spencer kur sugjeroi se kapitalizmi do të triumfonte për shkak se prodhimtaria e tij e pamasë do të mbështeste një popullsi njerëzore më të madhe sesa çdo sistem tjetër ekonomik.

Duke u bërë jehonë ideve të tilla, shumë në Perëndim e interpretojnë rënien e Bashkimit Sovjetik si një tregues se planifikimi qendror ka humbur në garën darviniane me tregun e lirë, dhe shumë të tjerë sot mendojnë se drejtimi i Kinës drejt kapitalizmit që ka ndodhur në dekadat e fundit,  është i pakthyeshëm
Por Bashkimi Sovjetik nuk u zhduk në vitin 1991 për shkak se planifikimi qendror ishte joefikas dhe i korruptuar, ashtu siç ishte që prej themelimit të sistemit sovjetik në vitin 1922 pas revolucionit bolshevik të vitit 1917.

Rënia ndodhi për shkak se BRSS u mposht në Afganistan dhe nuk mund të kontrollonte forcat religjioze dhe nacionalizmin që kishte shpërthyer në Poloni dhe në shtetet balltike. Ngjashëm, nuk ishte përmes një procesi të evolucionit shoqëror që kapitalizmi u përqafuan në Kinë.
Eksperimenti kinez nisi 30 vjet më parë si rezultat i vendimeve të marra nga  Deng Xiaoping, dhe shumë mirë mund të ishte ndalur nga vendimmarrja e liderëve të mëvonshëm.

Në fakt nuk ka asgjë darviniane sa i takon idesë së evolucionit shoqëror. Pika kryesore e teorisë së Darvinit është që evolucioni nuk ka një drejtim të përgjithshëm. Siç e vendos ai në fjalë në Autobiografinë e tij, ka po aq dizenjim në përzgjedhjen natyrore sa ka drejtimi që fryn era.
Evolucioni i specieve ndodh si pjesë e një procesi rrjedhjeje të ngadaltë dhe e njëjta do të ishte e vërtetë për shoqëritë nëse ato gjithashtu evoluojnë. Evolucioni nuk do të përfundojë në ndonjë vend në mënyrë të veçantë, dhe i gjithë debati për shoqëritë që evoluojnë në drejtim të një fundi të çfarëdoshëm, qoftë ai kapitalizmi, komunizmi apo tjetër, përfshin një keqkuptim bazik të evolucionit darvinian.

Evolucioni shoqëror është thjesht një mit modern. Nuk ekziston asnjë teori shkencore sesi supozohet të funksionojë procesi. Ka pasur kaq shumë biseda boshe rreth memes, njësi të informacionit apo kuptimeve që me gjasa konkurrojnë me njëra-tjetrën në shoqëri. Por nuk ka asnjë mekanizëm për përzgjedhjen e koncepteve njerëzore të ngjashme me atë që Darvini besonte se ekzistonte mes specieve dhe që shkencëtarët e mëvonshëm  provuan se funksiononte edhe midis geneve. Ide të këqija si racizmi duket se do të enden përgjithmonë, ndërsa ideja qesharake e evolucionit shoqëror ka treguar një fuqi të pabesueshme për të pësuar mutacione dhe për të mbijetuar.

Përgjatë pak vjetëve në vijim, besimi se shoqëritë kudo janë duke evoluar në drejtimin e kapitalizmit të tregut do të vendosen në test të dhimbshëm.  Ne kemi parë në Rusi sesi përhapja e forcave të trehut global mund të jetë e kthyeshme nga një lider i vendosur dhe në dukje tepër popullor. Rusia e Putin nuk është kthyer ende tek planifikimi qendror, por po vërtitet rreth vetes dhe po përpiqet të reduktojë varësinë ndaj tregjeve botërore. Diçka e ngjashme mund të ndodhë me Kinën.  Gjatë gjithë eksperimentit ekonomik të Kinës, shteti asnjëherë nuk e ka dorëzuar kontrollin ndaj komandimit nga lart të ekonomisë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se presidenti i ri i fuqishëm,  Xi Jinping mund të reagojë ndaj kërcënimit për trazira për shkak të ngadalësimit aktual ekonomik, duke forcuar kontrollin qeveritar në të gjithë shoqërinë.

Kapitalizmi i mbijetoi krizës financiare që nisi në vitin 2007 dhe nuk ka arsye të mendohet se ai përballet me perspektivën e afërt të kolapsit global.
Në mënyrë të ngjashme, nuk ka arsye të supozojmë se kapitalizmi do të rinisë avantazhin. Për mendimin tim, përfundimi me më shumë gjasa është se e ardhmja do të jetë si e shkuara, bota do të ketë një varietet sistemesh ekonomike.
Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të përcaktohet nga ndonjë proces imagjinar i evolucionit social. Do të jenë vendimet njerëzore, në bashkëveprim me rrjedhën e pakontrollueshme të ngjarjeve, të cilat do ta çojnë botën drejt të ardhmes së panjohur.

Previous Post

Kur nënat nuk mund të flenë

Next Post

Kërcënoi Ramën, lihet në burg avokati Hoxha: Kërkoj ndjesë, isha i dehur

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kërcënoi Ramën, lihet në burg avokati Hoxha: Kërkoj ndjesë, isha i dehur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.