Enver Caka
Çfare nuk do të dëgjojmë sa të kemi këtë opozitë. Akuza, kundërakuza, shpifje, sajime etj . E panë që nuk ia dolën mbanë me këtë lloj kursi e tani kanë filluar të shpikin. Shpikjen e parë e bëri ish-kryeministri Berisha, në 2011, në zgjedhjet lokale, në përfundim të rezultatit kur çdo gjë kishte përfunduar: “Edi Rama fitoi me 10 vota plus kundër Bashës “. Nga nga ana tjetër shfaqi shpikjen e tij të famshme duke thënë: “Prisni, prisni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Do të shikojmë gabimet njerezore”, duke ditur se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Arben Ristani që ishte kryetar i komisionit si partizan i Saliut, partizan i gatshëm, anuloi rezultatet. Mbasi i mbushën kutitë, filloi rinumërimi dhe fitoi Lulzim Basha. U habitën jo vetëm qytetarët, por edhe ndërkombëtarët. Për 4 vjet me radhë ky kryetar bashkie jo vetëm që nuk ndërtoi, por prishi edhe ato që ishin ndërtuar, duke mos mbajtur asnjë premtim. Dhe flet për kontratën e qytetarit. Tek ky njeri kemi parë vetëm fjalime të bujshme dhe pa bereqet. Shpikjen e dytë e bëri mëkëmbësi i Saliut, z.Basha. “Meqë nuk jam dakort për reformë territoriale propozoj të bëjmë referendum lokal”. Aq e çuditshme, por edhe aq qesharake, sa qytetarët kafeneve, rrugëve, bënin humor. Nuk jemi dakort për këtë kafene, do të bëjmë referendum lokal. Edhe një nxënës që ka mbaruar shkollen 9-vjeçare nuk shprehet në këtë mënyrë për një gjë absurde. Këta duhen parë nëse janë normalë apo anormalë. E kanë mbaruar tamam shkollen?
Kanë dituritë e duhura apo janë me diploma të blera? Shpikja e tretë-opozita krijon gupe parlamentare paralele. Sikur janë në mërgim brenda PD-së. Si është e mundur të veprojnë partitë jashtë parlamentit? Këto nuk i shërbejne popullit, vendit. I japin Shqipërisë një imazh të keq në arenën ndërkombëtare. Edhe pse në opozitë, këta flasin sikur janë në qeveri, të cilën ngadalë-ngadalë me ato mend të shkurtra që kanë do të krijojne edhe qeverinë në mërgim. Hidhni një sy si e latë bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, policinë, institucionet, por opozita asgjë nuk ka miratuar. Vetëm një pyetje ju bëjnë qytetarët: A e mban veshur Berisha juaj jelekun e antiplumbit? Dhe nga kush kishte frikë? Çfarë faji ka populli kur ju silleni sikur nuk jetoni këtu po sikur vini nga emigrimi tamam si anëtaret e grupit të zjarrit? Populli ju bën thirrje jo vetëm anëtarve të PD-së, por të majte dhe të djathtë kthehuni në parlament. Dëgjoni çfarë ju thonë ndërkombëtarët. Opozita, luftën duhet ta bëjë në parlament.
















