• Latest
  • Trending
  • All

Kumbaro per DW: Kultura, rruga e sigurtë për integrimin

07/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Kumbaro per DW: Kultura, rruga e sigurtë për integrimin

07/11/2014
in Kulture, Lajme

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro i thotë DW se Shqipëria është tashmë në Evropë, me produktet e saj kulturore.

DW: Zonja Kumbaro, po mbushet afërsisht një vit që kur Shqipëria është bërë pjesë e programit të shkëmbimeve kulturore Traduki. Çfarë i ka sjellë Shqipërisë ky program?

Mirela Kumbaro: Shqipëria është bërë anëtare e Tradukit në janar të vitit 2014, po është e vërtetë që përpjekjet dhe negociatat me Tradukin kanë filluar si sot një vit më parë. Eshtë pjesë e një politike më të gjerë, që Ministria e Kulturës ka ndjekur që në fillim, për ta integruar Shqipërinë në rrjetet evropiane të komunikimit dhe të kulturës, duke e bërë Shqipërinë pjesë të saj, jo vetëm me produkte konkrete siç është libri, përkthimet, botimet, bursat për shkrimtarë apo për përkthyes. Kjo ka të bëjë me atë që ne e quajmë diplomaci kulturore, me integrim kulturor përmes kulturës. Besojmë që kultura është një rrugë shumë më e sigurt, por edhe më afatgjatë se sa politika e ditës për integrimin e Shqipërisë në Evropë.
Nga një pikëpamje është edhe më e lehtë, sepse nuk ka nevojë për vendime administrative, nuk ka nevojë për të qenë anëtare e BE. Unë besoj që Shqipëria është tashmë në Evropë përmes produkteve të saj kulturore, nëpërmjet artistëve, nëpërmjet njerëzve të kulturës. Anëtarësimi në të tilla rrjete, të cilat nuk janë thjesht letrare, por janë rrjete të komunikimit të thellë midis qytetërimeve, janë shumë të shëndetshme dhe e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët pjesë të një Evrope që tashmë jeton përmes komunikimit kulturor.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier e quajti Tradukin unikal përsa i përket anës organizative. Çfarë ndihme konkrete i ka dhënë deri tani Shqipërisë ky program?

Mirela Kumbaro: Nuk është rastësi që Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier fton ministrat e kulturës në kuadrin e një ngjarjeje të tillë si takimi i Tradukit, që është një rrjet i nisur nga Ministria e Jashtme gjermane e ku janë bashkuar edhe shumë partnerë e aktorë gjermanofonë. Ajo që ka përbërë forcën e kësaj organizate është fakti që ka përfshirë në rrjetin e saj më shumë se disa elementë të Evropës Perëndimore, por edhe rajonin e Ballkanit, duke përfshirë gjithmonë e më shumë aktorë. Interesante është që këta aktorë nuk janë vetëm në nivel shoqatash, organizatash, por janë aktorë shtetërore, publikë e kulturorë- që janë ministritë e Kulturës të Kroacisë, të Sllovenisë, të Shqipërisë, sot u anëtarësua edhe ministria e Kulturës e Serbisë dhe ne diskutuam edhe përfshirjen e Rumanisë.

Ministrja Kumbaro në bisedë me DW Shqip

Sigurisht që Shqipëria paguan si vendet e tjera kuotat e anëtarësimit dhe marrin pjesë në krijimin e këtij fondi të përbashkët të organizatës. Nuk janë vetëm disa invidë që aplikojnë për të marrë disa bursa apo për të marrë financime, por ata vendosin një rrjet komunikimi, mësojnë se si ndërtohen këto komunikime, se si shkohet përtej konflikteve historike e sociale. Ndërtohen disa ura, që janë në zemrën e Tradukit. Dhe unë besoj se nuk ura më të fuqishme se urat e përkthimit.

Si i ndihmoni krijuesit e Shqipërisë që të njihen më shumë në botë dhe çfarë keni arritur në këtë drejtim?

Mirela Kumbaro: Mënyrat si shteti, institucionet publike financon apo mbështet iniciativat apo krijuesit, apo terrenet kulturore mund të jenë thjesht me financime të buxhetit publik, duke mbështetur iniciativa të lira në territorin shqiptar. Po ka edhe një mënyrë tjetër, të cilën ne e quajmë shumë interesante, d.m.th. jo vetëm duke financuar projekte të vogla, duke përfshirë Shqipërinë në rrjete si Traduki, apo marrëveshja tjetër që kemi bërë me Komisionin Evropian “Creative Europe”, në të cilën prapë shteti shqiptar ka paguar kuotën nga buxheti i tij, duke iu dhënë mundësinë subjekteve të lira të përfitojnë nga një fond shumë më i madh. Veç anëtarësimit, është një punë e tërë propagande që ne bëjmë me subjektet.
Edhe fakti që jemi pjesë e këtyre rrjeteve është që të mësojmë nga të tjerët si punohet. Është rritur sidomos numri i përfituesve nga rezidencat e shkrimtarëve, të cilat janë krijuar në vende të ndryshme, edhe në Shqipëri. Edhe kjo është një formë shumë e mirë shkëmbimi. Pra shkrimtarë ose përkthyes që kalojnë më shumë se një muaj në vendet e njëri-tjetrit, për të përfituar nga kultura, për t’u bërë pjesë e debateve letrare. Rregullisht çdo shkrimtar që vjen përkthehet njëkohësisht në shqip, organizohen debate letrare me të, takime me studentët, ka akses në bibliotekë, takon shkrimtarë dhe homologë të tjerë. Krijohen mbrëmje poetike, nëpër kafetë letrare. Kjo krijon një frymë të re dhe besoj që jemi në rrugë të mbarë.

A ka edhe krijues shqiptarë që kanë shkuar si rezidentë në vendet e tjera?

Mirela Kumbaro: Për fat të keq nuk ka shumë krijues shqiptarë që aplikojnë për të shkuar në shtëpitë e rezidencës në vendet e Ballkanit. Shpesh ata synojnë rezidencat në vendet e Evropës Perëndimore. Besoj që është një lloj klisheje, të cilën duhet ta luftojmë. Sepse për ne është e rëndësishme që t’i njohim mirë fqinjët tanë. Kjo besoj që ka të bëjë me faktin e shoqërive të mbyllura ballkanike. Në këtë kontekst, shkrimtarët, elitat kulturore kanë shumë për të dhënë. Janë ata të parët që duhet të krijojnë këtë lloj rryme komunikimi kulturor. Në disa aspekte të tjera si teatri, muzika, ku gjuha e përbashkët e artit i bën më të lehta komunikimet ndoshta janë bërë hapa më tej. Kurse te libri për këto gjuhë nuk është se përkthyesit janë të shumtë. Edhe kjo është një kategori që duhet formuar.
Është shumë herët për të thënë që të kemi një rezultat spektakolar. Po është një punë që duhet të vazhdojë për ditë. Unë besoj që përballja me skenën e madhe të Evropës, me skenën e madhe ndërkombëtare është një gjë që na bën mirë. Ne nuk jemi mësuar, jemi mësuar të përballemi deri te skena e kufirit tonë të vogël, ku në njëfarë mënyre jemi të gjithë ca kushërinj e ca komshinj. Kemi nevojë për këtë dalje nga kjo skena e vogël dhe të përballemi me konkurrencën e madhe.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro mori pjesë në Berlin në takimin e programit Traduki, të organizuar në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Previous Post

Athina “ngazëllehet” për gazin, por shpërfill Maqedoninë

Next Post

Petrit Ymeri: Gati çelja e Panairit të Librit, Ministria e Kulturës asnjë qindarkë për aktivitetin

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Petrit Ymeri: Gati çelja e Panairit të Librit, Ministria e Kulturës asnjë qindarkë për aktivitetin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.