Marrëveshja e partive opozitare si dhe kushti i kërkuar nga Vetëvendosja prej partive opozitare ka ngjallur shqetësim të menjëhershëm nga ambasadat e vendeve perëndimore.
Zgjedhjet e sapopërfunduara kanë marrë vlerësimet maksimale nga aleatët ndërkombëtar për qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan duke i konsideruar ato si më të mirat të zhvilluar në Kosovën e Pavarur. Burimet të brendshme flasin për një alarmim të diplomatëve të huaj për marrëveshjen e LDK, AAK dhe NISMA pasi ky veprim sipas të gjitha gjasave do ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të reja e të parakohshme.
Gjithashtu, në deklaratën e sotshme Vetëvendosja ka vendosur si kusht për mbështetjen e një koalicioni të mundshëm , heqjen dorë nga bisedimet me Serbinë dhe procesi i mëtutjeshëm i privatizimit. Dihet që këto bisedime janë iniciuar dhe mbështetur haptazi nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara çka lë të mendohet se këto kërkesa shkojnë drejtpërdrejtë ndesh qëndrimeve të aleatëve tanë perëndimor













